E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRD prezanton programin për çështjet sociale. Oketa: Kjo qeveri merr borxh për të shlyer borxhet e pagave

Gazeta Shqip

gazmend oketaFryma e Re Demokratike prezantoi programin e saj për punësimin dhe çështjet sociale. I pranishëm në takim, Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Oketa ,u shprehu të pranishmëve rëndësinë që FRD i ka kushtuar çështjeve sociale, duke vënë në dukje sloganin e saj, i cili është Për shtetin dhe qytetarët.

Çështjet sociale janë pasqyrë e dinjitetit të shtetit dhe shteti duhet ti vërë burimet financiare në shërbim të qytetarëve dhe grupeve të interesit, jo në shërbim të qytetarëve, tha Oketa.

Ai tha se situata ekonomike është e tillë ku borxhi publik rritet çdo ditë dhe shërben për të shlyer borxhet e qeverisë për pagat.

Politika e vjetër i sheh qytetarët si numra dhe debati politik është shndërruar në një debat matematik. Një vend anëtar i NATO që nuk siguron zgjedhje të lira nuk mund të mbjellë optimizëm tek qytetarët, përfundoi Oketa.

18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

FRD prezanton programin për çështjet sociale. Oketa: Kjo qeveri merr borxh për të shlyer borxhet e pagave burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›