FRESH-Topit: Mos dekreto importin e plehrave
TIRANE- Një grup të rinjsh pjesë e Forumit Rinor të Partisë Socialiste kanë zhvilluar një manifestim, para dyerve të presidencës, duke i kërkuar presidentit Bamir Topi që të mos dekretojë ligjin për importimin e plehrave.
Të rinjtë mbanin në duar një pankartë ku shkruhej ‘Jo dekretim’. Opozita ka kundërshtuar ashpër këtë projektligj i miratuar në parlament vetëm me votat e mazhorancës.
Sipas Selisë Rozë, Shqipëria rrezikon të kthehet në një kosh plehrash, madje ata cituan edhe kabllogramet e Uikiliks, ku sipas konsullit amerikan në Napoli, mafia italiane po synon të dërgojë në Shqipërisë mbetje toksike
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)