E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super operacioni Polici-RENEA, shoqërohen 12 persona të dyshuar

TIRANË- Dhjetra forca policore nga gjithë komisariatet e Tiranës të ndihmuara dhe nga forcat RENEA janë përfshirë sot në një operacion të madh policor.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se akisoni synon kapjen e personave të shpallur në kërkim, për kryerjen e veprave kriminale.

Brenda Tiranës në akset kryesore, por dhe dytësore janë vendosur patrulla të shumta policore, në bashkëpunim me forcat speciale RENA,  po ushtrojnë kontrolle të hollësishme për cdo të dyshuar. Postblloqe policore janë vendosur në të gjitha akset në dalje të Tiranës si në zonën e Zogut të Zi, Vaqarr,tek pallati me shigjeta.

Burime nga Drejtoia e Policisë së Tiranës bëjnë me dije se sot janë shoqëruar për verifikim 12 persona të dyshuar.

Uniformat blu kontrollojnë me imtësi targat e makinave që hyjnë dhe dalin në kryeqytet, ndërkohë mësohet se në sajë të këtij operacioni dje janë ndaluar 7 persona të cilët kishin precedent penal, apo kishin me vetë armë pa leje.

Nuk konfirmohet nga Drejtoria e Policisë sa do zgjasë ky operacion, por ai mësohet se po kryhet në vazhdën e kërkesave të këtij institucioni për kapjen e personave të kërkuar.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›