Topi pret zyrtarin e Kuvajtit: Thellojmë bashkëpunimin
TIRANË- Presidenti Bamir Topi priti sot Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jasim Mohamad Al-Karafi dhe delegacionin që e shoqëron. Presidenti Topi vlerësoi se vizita të kësaj natyre nxisin zhvillimin e kontakteve të rregullta dypalëshe, sidomos bashkëpunimin në rritje parlamentar.
Gjithashtu, Presidenti u shpreh per rëndësinë e një dialogu dhe komunikimi të vazhdueshëm mes dy vendeve dhe gjetjen e hapësirave të bashkëpunimit dhe investimeve në infrastrukturë dhe në segmente të tjera me interes të përbashkët.”
Nga ana e tij, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jasim Mohamad Al-Karafi, theksoi vazhdimësinë e mbështetjes së Kuvajtit, edhe në kuadër të Fondit Kuvajtjan për Zhvillim, për projektet në vendin tonë në fushën e arsimit, turizmit, mundësinë e vendosjes së një linje ajrore direkte, si dhe në fushën infrastrukturore, sidomos për realizimin e projektit konkret në qendrën e Tiranës.
(m.a/News24/BalkanWeb)