E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRESSH kërcënon Ramën për listat. Spiropali: Unë e Braçe do të jemi në Kuvendin e Shqipërisë

Gazeta Shqip

Elisa SpiropaliNdërsa kanë mbetur pak orë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet në KQZ, një grup të rinjsh të FRESSH ka kërkuar që kryetarja e këtij forumi Elisa Spiropali dhe deputeti Erjon Braçe të jenë në emrat e sigurt fitues. Por deklarata e shpërndarë në media ka sjellë reagimin e drejtuesve të FRESSH, të cilët e kanë cilësuar si të pavërtetë deklaratën.

Kryetarja e këtij forumi, Elisa Spiropali, ka shkruar në rrjetin social Facebok: Sot në media është shpërndarë një deklaratë shkruar nga një grup të rinjsh eurosocialistë që shpreh shqetësimin për përfaqësimin e FRESSH, emrit tim personalisht, dhe të deputetit të shkëlqyer Erjon Braçe, në listat aq përfolura të Partisë Socialiste.

Së pari, i përgëzoj ata për shqipen e kulluar dhe mendimin politik të shprehur aq qartë dhe me guxim. Gjë e rrallë në politikën shqiptare!

Më tej, dua t’u them me përzemërsi se unë dhe Erjon Braçe, duke marrë leje për përdorimin e emrit të tij, jemi në luftë me pushtetin klientelist, arrogant dhe primitiv që po i merr frymën Shqipërisë, dhe jo me Partinë Socialiste të cilën e duam pa kushte. Jemi të sigurt që këtë luftë do e fitojmë me 23 Qershor së bashku me ju.

Së fundmi, dua të siguroj ata dhe dashamirësit e tjerë të mesazheve apo letrave plot shqetësim se Erjon Braçe, unë dhe shumë “njerëz dinjitoz, të pakorruptuar dhe me integritet” siç shpreheni ju të dashur miq, do jemi në Kuvendin e Shqipërisë për ta çuar në fund luftën tonë të përbashkët. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe nënkryetarja e FRESSH, Maria Myridinas e cila ka shkruar: më ardhka keq ku paska katandisur PD dhe FRPD bashkë, në një estradë, Frika e tyre arrin deri aty sa shkruajnë letra anonime si Jovan Bregu në emër të FRESSH.

Deklarata e dërguar nga përfaqësues të FRESSH

Ne, nje grup të rinjsh të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, opozitarë dhe kontribtorë gjatë gjithë këtyre viteve opozitë jemi shumë të shqetësuar në lidhje me proçesin e përgjedhjes së deputetëve nga ana e lidershipit të Partisë Socialiste. Si një grup i madh të rinjsh që mbështesim Partinë Socialiste dhe FRESSH, kërkojmë që në Parlamentin e ardhshëm të përfaqësohemi denjësisht nga dy njerëz frymëzues për ne, Elisa Spiropali dhe Erjon Braçe.

FRESSH si një pjesë e rëndësishme dhe shumë e madhe e Partisë Socialiste kërkon dhe duhet të përfaqësohet nga Kryetarja e saj, Elisa Spiropali dhe deputeti Erjon Braçe, i cili ka qenë zëri më i spikatur i opozitës shqiptare!

Ne bëjmë me dije se në rast se në Parlamentin e ardhshëm nuk do të jenë këta dy figura që përfaqësojnë interest e shumicës së të rinjve eurosocialistë dhe atyre shqiptarë, deklarojmë se do të protestojmë ditën e nesërme përpara selisë së Partisë Socialiste dhe do të angazhohemi për një aksion bojkotimi masiv të fushatës dhe të zgjedhjeve nga çdo i ri socialist. Ne besojmë tek Rilindja, por kurrsesi ajo nuk mund të vijë më 23 Qershor pa kandidimin e figurave opozitare, të pakurroptuara, dinjitoze dhe me integritet si Spiropali dhe Braçe.

I bëjmë thirrje lidershipit të Partisë Socialiste që të mos zhgënjejë pritshmëritë e çdo të riu anembanë Shqipërisë dhe detyrojë të angazhohemi për bojkotim të fushatës së Partisë Socialiste.

5 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

FRESSH kërcënon Ramën për listat. Spiropali: Unë e Braçe do të jemi në Kuvendin e Shqipërisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›