E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRESSH kundershton Ramen: Nuk duam drejtues te emeruar

Reformimi i strukturave te Partise Socialiste ka bere qe te nisin debatet brenda forumeve ne lidhje me modelin e ndjekur deri me sot nga drejtuesit e selise roze. Drejtuesit e Forumit Rinor Eurosocialist, (FRESH) kane kerkuar ne mbledhjen e Konferences Kombetare qe ky forum te rikthehet ne funksionimin normal te tij. Ne takimin e zhvilluar dy dite me pare ne "Tirana Internacional", drejtuesit e forumit nga gjithe vendi kane kerkuar shmangien e strukturave paralele dhe mos katapultimin e drejtuesve te preferuar nga kryetari ne krye te struktures rinore. Burime nga takimi thane se qellimi i mbledhjes ku merrte pjese drejtuesja Elisa Spiropali dhe anetare te Asamblese Kombetare te PS-se, ka qene analiza per zgjedhjet e tete majit. Por problemet qe shqetesojne kete forum dhe organizmin e tij ne terren kane zene pjese me te madhe te debatit te socialisteve te rinj. Shqetesimi kryesor i shprehur nga te rinjte ka pasur te beje katapultimet, apo emerimet e drejtuesve qe nuk kane eksperience. Kjo pasi pritet qe drejtues te komandohet serish nje person qe ka mbeshtetjen e kryetarit dhe te shmangen zgjedhjet. Jona Dervishi eshte nje prej emrave qe permendet si personi qe do te komandohet ne kete post. Nderkohe qe nuk mungojne dhe "kandidate" nga radhet e G99 per te marre drejtimin e FRESH.

Emerimet nga larte te drejtuesve, ne varesi te preferencave te kryetarit jane cilesuar si ceshtje qe sjelle probleme ne funksionin e strukturave. Per kete qellim te rinjte kane kerkuar qe te kete zgjedhje brenda strukturave, ne menyre qe forumi te funksionoje si organizate me demokraci te brendshme dhe jo me urdhra dhe emerime. Shqetesimet e shprehura nga te rinjte do te percillen ne strukturat perkatese te PS-se duke kerkuar zgjedhje normale dhe rikthimin e FRESSH ne funksionimin normal qe ka pasur me pare. Pjese e kerkesave te te rinjve eshte dhe organizimi i zgjedhjeve per drejtuesit ne gjithe vendin. Nga ana tjeter eshte kerkuar qe forumi te kete kuotat e tij perfaqesuese ne te gjithe strukturat e PS-se, duke perfshire dhe komunat dhe bashkite. Debate ka pasur dhe per zbehjen e rolit te ketij forumi. Ne takim te rinjte kane shprehur hapur rezerva mbi anashkalimin e parimeve demokratike ne zgjedhjen e drejtuesve. Sipas tyre lidershipi i partise kerkon qe te vendose serish ne krye te FRESSH njerez "te besuar", me ane te te cileve mund te kontrollohet me mire forumi. Qe nga viti 2005 forumi rinor, qe eshte cilesuar dhe si baza e prurjeve te reja ne seline roze ka humbur funksionimin dhe qellimin e tij. Nga nje prej forumeve qe ka sherbyer si trampoline per karrierat e politikaneve me te larte te selise roze, tashme FRESH eshte shnderruar ne nje prej organeve partiake drejtuesit e te cilit emerohen dhe nuk zhvillohen me konventat apo kongreset. Problemet me forumin nisen qe pas vitit 2005, ku nuk u zhvilluan zgjedhjet normalisht dhe jashte statutit te partise u caktua si drejtuese, ne vitin 2006 Megi Ajtyresa. Pas kater vitesh, kryetari i Partise Socialiste bene nje tjeter emerim ne krye te forumit, por pa ndryshuar menyren e organizimit. Qe prej vitit 2010 ne krye te forumit, ne cilesine e koordinatores dhe me pas te drejtues u vendos Elisa Spiropali. Nderkohe qe pritet qe me ndryshimet e reja ne strukturat e partise te kete edhe ne tjeter katapultim ne krye te ketij forumi.

Statuti

Ne baze te statutit te Partise Socialiste kryetari i FRESSH zgjidhet nga kongresi i ketij forumi, i cili cilesohet si organi me i larte. Drejtuesi i forumit, ashtu dhe si drejtuesit e niveleve te tjera te FRESSH zgjidhen me ane te votimit te fshehte dhe duhet te jene figura konsensusale.

Drejtuesit

Qe nga viti 2005 drejtuesit e forumit rinor te PS nuk jane zgjedhur, por jane emeruar nga kryesocialisti Edi Rama. Ne vitin 2006 ne krye te tij u vendos Megi Ajtyresa, ndersa me pas, ne vitin 2010 ne krye te te rinjve te selise roze u caktua drejtues Erisa Spiropali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›