E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video përgjimi Meta- Prifti, vijon gjykimi në Gjykatën e Lartë

TIRANE- Vijon sot në Gjykatën e Lartë procesi gjyqësor ndaj ish- zv kryeministrit dhe ish-ministrit të Jashtëm, Ilir Meta. Ai akuzohet nga prokuroria për korrupsion aktiv pas publikimit të video skandalit nga ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti.

Në seancën e sotme Kolegji Penal pritet të caktojë ekspertët që do të ekspertojnë videoregjistrimin mes Metës dhe Priftit.

Riekspertimi i video-regjistrimit u vendos në seancën e 11 korrikut, kur Kolegji Penal deklaroi të pavlefshëm akt-ekspertimet e kryera nga dy ekspertët, një amerikan dhe një anglez.

Seancën e kaluar, më 22 korrik, Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e prokurorisë për heqjen dorë nga marrja si provë e transkriptit të bisedës së videos mes ish zv ministrit të energjetikës. Leonard Beqirajt dhe Dritan Priftit, video e gjetur gjatë hetimeve në kompjuterin e Priftit. Sipas gjykatës, kjo video është një provë që rrjedh nga një provë, e deklaruar e pavlefshme. Gjithashtu Kolegji Penal nuk pranoi kërkesën e mbrojtjes për thirrjen si dëshmitar në proces të ish-zv.ministrit Leonard Beqiraj.

Pas seancës Meta akuzoi prokurorinë se po përdorte standarde të dyfishta, që të mos i dalë i pavlefshëm dëshmitari Prifti. Nga ana e tij Prifti tha se videoja kërkohej nga Meta që t'i bëjej shantazh mbi të, si dëshmitar”.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›