E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videopërgjimi Meta-Prifti, Gjykata e Lartë përcakton sot ekspertët

Sot në orën 13:00 do të zhvillohet seanca e radhës ndaj ish zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Ilir Metës. Në seancën e sotme pritet të zgjidhen ekspertët e rinj, që do të verifikojnë videoregjistrimin, pas dy ekspertimeve të shfuqizuara të specialistëve amerikanë dhe anglezë.

Dritan Prifti është dëshmitari i parë për videopërgjimin, dhe sot do të dëshmojë në seancën e radhës. Në seancën e kaluar, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të kreut të LSI-së, Ilir Meta, për administrimin si provë të kasetës së incizuar, së bashku me procesveralin e transkiptimit të videos.

Kreu i LSI-së, reaguar pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë për tërheqjen e një prove. Ai theksoi në një deklaratë për mediat, se Prokuroria tërhoqi të vetmen provë origjinale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›