E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, mbledhja e pare e Keshillit Bashkiak

Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha pritet te beje sot betimin dhe te marre zyrtarisht detyren. Ne oren 11:00 eshte planifikuar qe te zhvillohet mbledhja e pare e Keshillit Bashkiak te Tiranes. Ne baze te ligjit per funksionin e pushtetit vendor, sekretari i Keshillit Bashkiak te Tiranes, Vladimir Gjonaj ka njoftuar gjithe keshilltaret e zgjedhur ne 8 maj per te qene te pranishem ne ceremonine e konstituimit te institucioneve dhe te zgjedhjes se drejtuesve te organeve qe ka ky institucion. "Ushtrimi i mandatit te kryetarit te komunes ose bashkise fillon ne castin kur ben betimin dhe perfundon kur ben betimin kryetari pasardhes", thuhet ne piken 4 te nenit 40 te Ligjit per pushtetin vendor. Qe nga ky moment nis dhe marrja e detyres zyrtare. Por vec kryetarit, Keshilli do te zgjedhe dhe autoritetet e tjera drejtuese, detyrat e te cileve lidhen me funksionimin e qeverisjes vendore. Ne kete mbledhje do te behet zgjedhja e kryetarit te keshillit te keshillit te qarkut, anetareve te keshillit te qarkut si dhe do te behet dhe betimi i drejtuesve te rinj. Pritet qe ne fillimin e mbledhjes te jene te pranishem te 55 anetaret e Keshillit Bashkiak. Koalicioni "Aleanca per Qytetarin" ka marre ne zgjedhjet e 8 majit 28 keshilltare, 19 prej te cileve i perkasin Partise Demokratike dhe 5 Levizjes Socialiste per Integrim. "Aleanca per te Ardhmen" 27 keshilltare, ku 25 jane zgjedhur nen siglen e Partise Socialiste, ndersa nje i perket Partise Demokracia Socialiste dhe 1 Partise Socialiste te Vertete. Nderkohe qe drejtues te opozites kane deklaruar se do te marrin pjese ne konstituimin e institucionit te Keshillit, por jo ne procesin e betimit. Deputeti i Partise Socialiste, Besnik Bare, deklaroi pak dite me pare se keshilltaret e majte do te mungojne gjate ceremonise se betimit te kryetarit te ri te Bashkise se Tiranes. Nderkohe qe per zgjedhjen e strukturave te tjera pritet te jene te pranishem. Edhe pse rezultati ne Tirane eshte certifikuar me vendim te Kolegjit Zgjedhor, mungesa e PS-se gjate betimit lidhet me kundershtite qe ata kane per zgjedhjet ne Tirane. Pas ceremonise se konstituimit kreu i ri i Bashkise se Tiranes pritet te beje dhe perzgjedhjen e stafit me te cilin do te drejtoje Bashkine me te madhe ne vend. Marrja e bashkise nga kandidati i mazhorances shenon nje ere te re drejtimi ne njesine vendore me te madhe ne vend. Qe nga neser Edi Rama, politikani qe drejtoi kete njesi qe nga viti 2000 do te quhet zyrtarisht ish-kryetari i Bashkise se Tiranes.

Q. Xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›