E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRESSH proteston para MB: Basha të japë dorëheqjen

Forumi Rinor Eurosocialist proteston përpara godinës së Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha.

Duke perkujtuar 1 mujorin e ngjarjes se 21 janarit, te rinjtë pjesëmarrës hodhën parrulla si: “Ik vrases, në përkujtim të 4 demonstruesve”, dhe simpatizantëve të Partise Socialiste, të cilët u qëlluan per vdekje në 21 janar, gjatë prostestës së opozitës.
 

Protesta e të rinjve socialist ishte një protestë paqësore dhe zgjati pak më shumë se një ore. Sipas Forumit Rinor, në këtë proteste kishte të rinj, dhe të reja, si edhe studentë nga universitetet e ndryshme në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›