E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taifuni Talas 25 viktima ne Australi

Bilanci i viktimave të taifunit Talas në Australi është 25 të vdekur ndërsa më tepër se 52 njërëz rezultojnë të zhdukur. Nga vendgjarja lajmërohet për lehtësim të kushteve atmosferike ndërsa skuadrat e shpëtimit vlerësojnë në terren dhe shkallën e dëmit.

Shumica e viktimave u përfshinë nga rrjedha e ujit ose humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës. Taifuni Talas goditi brigjet japoneze të shtunën duke u dobësuar në nivelin e një stuhie tropikale të dielën në mbrëmje. Një ndër zonat më te goditura prefektura Wakayama regjistroi 1,800 milimetra rreshje. Një ditë pas marrjes së detyrës dhe kryeministri i ri japonez Yoshihiko Noda, vizitoi zonat e fatkeqësisë. Ai deklaroi se qeveria po bën gjithçka që është e mundur për të vazhduar operacionet me qëllim të gjetjes dhe shpëtimit të personave të zhdukur.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›