Barroso Zona euro nuk do perfshihet nga recesioni

Presidenti i Komisionit Europian Joze Manuel Barroso gjatë vizitës së tij në Australi deklaroi se ai ende pret rritje modeste në Europë dhe sipas parashikimeve të tij ka pak gjasa që zona euro të përfshihet nga recesioni.
Shqetësimet se brenda euro zonës kriza e borxhit mund të përhapet dhe në Itali e Spanjë kanë rritur shqetësimin te investitorët, edhe për faktin se ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që me gjithë këstin e ri Greqia nuk do të arrijë të ulë deficitin buxhetor në nivelet e pritshme.
"Nuk parashikojmë një recesioni për Evropën. Parashikimet e fundit të Komisionit Evropian tregojnë se do të ketë rritje, rritje modeste por reale në bazë të analizës dhe vlerësimit tonë", tha Joze Manuel Barroso, Presidenti i Komisionit Europian.
Ai tha se politikëbërësit në zonën euro dhe zyrtarët janë duke bërë gjithçka është e mundur për të lehtësuar problemet ekonomike në bllok, që nga trajtimi i problemeve themelore buxhetore për të forcuar qeverisjen e zonës euro e deri tek masat financiare apo përmirësimi i aftësisë konkurruese.
"Unë dua të jem shumë i qartë në këtë pikë. Bashkimi Evropian dhe euro është e fortë dhe elastike, dhe ne po ndërmarrim hapat e duhur që nga trajtimii i problemeve të buxhetit për të forcuar qeverisjen e Euro Zonës tek forcimi i regullimeve financiare e përmirësimi i konkurrencës në përgjithësi", tha Barroso.
Nga Kanberra Barroso deklaroi se ishte tepër herët për të vlerësuar nëse Greqia do të përmbushë angazhimet e saj për të reduktuar borxhin e saj prej 340 miliardë euro, por qeveria greke tha se ka marrë masat për të përmbushur angazhimin e saj.
Delina Bitraku