E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF: Klubet e palicensuar, jashtë garës

SHKRUAN: Jeton Selimi 17-08-2011 10:40

Nëse klubet nuk do të licensohen, nuk do të marrin pjesë në garën e sezonit 2011-2012. Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka aspak ndërmend të tolerojë në këtë pikë ndonëse në mbledhjen e ditës së djeshme të Komitetit Ekzekutiv, FSHF vendosi ta lehtësojë disi punën e klubeve në këtë aspekt, pasi është e vetëdijshme për poblemet burokratike që kanë të bëjnë me mbledhjen e këshillëve bashkiakë në qytete të ndryshme. Në fjalën e tij pas mbledhjes së KE-së, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani hodhi dritë rreth vendimeve në fjalë. “Duke patur parasysh se një pjesë e klubeve dhe e stadiumeve nuk u licensuan dhe duke marrë kërkesat e disa bashkive për shtyrjen e afatit të plotësimit të dokumentacionit ligjor për licensimin e klubeve për shkak të proceseve të tejzgjatura të zgjedhjeve dhe vështirësve për mbledhjen e disa këshillëve bashkiakë, sepse siç e dini për të bërë konvertimin e formës ligjore të klubeve duhet vendimi i këshillit bashkiak për klubet që janë pjesë e bashkive dhe KE vendosi të shtyjë datën e fillimit të kampionateve kombëtarë te Superligës dhe Kategorisë së Parë nga 24 gushti më 10 shtator,” deklaroi Prodani, që më pas ka shpallur dhe afatet e rinj të caktuar nga mbledhja e KE-së. “Gjithashtu KE vendosi një afat të ri për paraqitjen e dokumenteve të licensimit të klubeve që është data 31 gusht. Me këtë rast KE u kërkon të gjithë klubeve që duan të marrin pjesë në sezonin 2011-12 që ta marrin me seriozitetin më të mundshëm këtë process sepse nuk do të ketë tolerime. Vetë vendimi i djeshëm (pardjeshë) i komisionit tregon që federata është e vendosur që të mos bëjë asnjë tolerim përsa i përket plotësimit të kushteve që klubet duhet të bëjnë për të marrë pjesë në veprimtaritë futbollistike. Kjo është në përputhje me rregulloren e FSHF-së dhe me kërkesat e FIFA-s dhe UEFA-s.” Por çfarë do të ndodhë nëse klubet nuk do të arrijnë të licensohen në kohë? Prodani deklaroi shkurt se gara do të zhvillohet vetëm me klubet e licensuar, ndërsa përsa u përket stadiumeve që janë ngelur në klasë, sekretari i FSHF-së tregoi se “një klub që licensohet për në superiore dhe nëse stadiumi që ka nuk licensohet, klubi është i detyruar që të paraqesë një kontratë me një stadium të licensuar derisa stadiumi i qytetit të tij të licensohet.” Por që një stadium të licensohet, duhet patjetër të zgjidhë problemet që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë.

Me Francën në “Qemal Stafa”,

me Rumaninë ndoshta

Një tjetër çështje që është diskutuar

Ndeshja me Francën do të zhvillohet në “Qemal Stafa”, pas kësaj ndeshje do të shohim se çfarë do të bëjmë. Ndërsa ndeshja me Rumaninë do të varet nga rrethanat.

Klubet e Licensuar

Superliga

Skënderbeu

Dinamo

Apolonia

Laçi

Pogradeci.

Kategoria I

Ada

Besëlidhja

Elbasani

Besa

Himara

Adriatiku

Stadiumet e palicensuar

Superliga

“Kastrioti” i Krujës Kastrioti

“Adush Muçaj” i Ballshit Bylisi

Stadiumi i Kamzës Kamza

Kategoria I

Stadiumi i Mamurrasit Adriatiku

“Iliria” i Fushë-Krujës Iliria

“Përparimi” i Kukësit Përparimi

“Ada” i Velipojës Ada

Stadiumi i Himarës Himara

“Liri Ballabani” i Burrelit Burreli

Champions League

Turi i tretë

Dje

Arsenal – Udineze 20:45

Bate Borisov– Shturm Grac 20:45

Kopenhagen – Viktoria Plez 20:45

Lion – Rubin Kazan 20:45

Tvente – Benfika 20:45

Sot

Bajern Mynih – CF Zyrih 20:45

Dinamo Zagreb – Malmo 20:45

Makabi Haifa – Genk 20:45

OB – Vilareal 20:45

Visla Krakov – Apoel Nikosia 20:45

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›