E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF e Arsimi, Një gol për edukimin

Projekti

Projekti i FIFA-s, “Një gol për edukimin”, ka zbritur në Shqipëri në kuadër të javës ndërkombëtare “Arsim për të gjithë”, që do të vazhdojë deri më 25 prill. Në vendin tonë, ky projekt i organizuar nga koalicioni për arsimin e fëmijëve në Shqipëri, është mbështetur nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit. I pranishëm në aktivitet, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, deklaroi: “Duke përhapur futbollin, përpiqemi që të kontribuojmë në uljen e problemeve sociale. Të rinjtë duhet të përqendrohen tek arsimi dhe t’i shmangen drogës apo burgut”. Në anën tjetër, zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, tha: “Aktivitete të tilla ndihmojnë brezat e rinj të bëhen më të shoqëruar. Këtu secili individ zhvillohet dhe njëkohësisht të gjithë ndihen të barabartë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›