E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania e Madhe do të lobojë për Kosovën

Olimpiada 2012

Kosova ëndërron më shumë se kurrë që të marrë pjesë në një eveniment madhor, siç janë Lojërat Olimpike. Britania e Madhe ka dhënë siguri se do të bëjë lobing në të gjitha shtetet e tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit më të ri në Europë, në mënyrë që Kosova të pranohet si pjesëmarrëse në Olimpiadën e vitit 2012, që do të zhvillohet në Angli. Ky ishte premtimi i ambasadorit të Britanisë së Madhe të akredituar në Prishtinë, Endi Sparks, pas një takimi që ka zhvilluar me ministrin e Kulturës, Lutfi Haziri. Përveç aspektit sportiv, në këtë takim është diskutuar edhe për çështjen e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë. Haziri konfirmoi se më 24 prill do të nisë zbatimi i projektit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, një projekt i mbështetur nga ambasada britanike.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›