E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF e bën "baltë", Hungaria nuk jep viza

 

TIRANE-Lista e gjatë e emrave që ka paratitur Federata për të marrë vizë hungareze, ka bërë që Ambasada e këtij vendi t'i refuzojë ato ditën e djeshme. Shkak për këtë është bërë fakti se FSHF ka futur një numër tejet të madh personash për t'u pajisur me vizë, gjë që duket se është konsideruar e tepruar nga ana e përfaqësisë diplomatike hungareze. Gjithsesi, problemi ka qenë vetëm për personat e futur nga FSHF, pasi gazetarët janë pajisur rregullisht me vizë për në Hungari.
(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›