Budallallëqet e Domenek, një libër i ri në Paris
Nga Altin Latifi
PARIS-Rrëshqitje, gafa, fraza vrasëse, por si domos provokime. Sepse "provokimet janë arma e tij më e fortë". Është Rajmond Domenek, trajneri i çuditshëm i Francës. Mjaftojnë pak epitete për ta kuptuar këtë. Vetëm ai është i gatshëm të vetë quhet "nga mbreti i idiotëve, mjafton që skuadra të funksionojë". Dje, ka dalë në libraritë pariziene "Le Betisier Domenech" (Budallallëqet e Domenek), një libër që ka mbledhur frazat më pikante të mitikut Rajmond. Bëhet fjalë për një libër që rrëfen 40 vjet karrierë. Që nga koha kur ishte lojtar dhe deklaronte se "futbolli është luftë", e deri tek koha e trajnerit të kombëtares, kur menjëherë pas dështimit në Europian tha: "Gabimi im më i madh është se nuk gjeta një arsye për të bërë luftë me median". Çfarë evolucioni!
Provokimet
Provokimi është arma e tij e preferuar. Këtë e thoshte edhe 30 vjet më parë. Në 2004-tën duket se kishte ndërruar ide: "Provokimet nuk shërbejnë për asgjë", tha. Ndoshta nga kjo një vit më parë e kapi me Italinë. Pas akuzave ndaj futbollit të kaltër se kishte blerë një arbitër në kohën kur drejtonte Shpresat, Domenek "qëllon" në zero: "Italianët në fillim më provokojnë dhe më pas më fajësojnë mua. Nuk hyj në këtë lojë". Por, vetë francezi pranon: "Kam kuptuar se nuk më kuptojnë". Vërtetë i çuditshëm. Më tej akoma: "Jam në një kontradiktë të vazhdueshme me veten". Më pas, edhe një fjali alla-Trapatoni: "Një ndeshje e fituar është gjithnjë më e mirë se një humbur". Ose më tej: "Është logjike të humbasësh kur të tjerët shënojnë një gol më shumë".
Pankina
Këto rrëshqitje të shpeshta e kanë bërë Domenek një "armik" edhe të tifozëve francezë. Kombëtarja e këtij vendi nuk është më ajo e dikurshmja. As fitorja me Rumaninë nuk mund ta shpëtojë atë. Ndoshta edhe për shkak të karakterit të tij. "Ndonjëherë mendoj se po të gjendesha përballë me veten, do e urreja", thotë ai në mënyrë paksa të çuditshme. Veçse, kjo është një ndjenjë që duket se e ndajnë edhe miliona tifozët francezë, që e akuzojnë se shkatërroi kombëtaren. Në ekipin e "Gjelave" mbretëron një kaos mes "gardës së vjetër" dhe të rinjve. Episodi i fundit lidhet me Benzemën. Ai i mori Guvusë numri "10" dhe stafi kujtoi se ishin të dy dakord. Por, Guvu e zbuloi rastësisht. Kështu që, Benzema të shtunën me Rumaninë do jetë në pankinë.