Futbolli bashkon trojet shqiptare ne Vlore
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ne Vlore, me 28 nentor, do te zhvillohet per here te pare Kupa "Pavaresia", e cila do te perfshije klubet e futbollit te Shqiperise, Kosoves dhe te Maqedonise, qe kane fituar kete trofe, ne edicionin e kaluar. Ne pjesemarrjen e pare do te luajne mini-ndeshje me nga 45 minuta klubet e Flamurtarit, Shkendijes se Tetoves dhe KF Prishtines. Bashkia e Vlores dhe FSHF-ja, kane negociuar mes tyre dhe kane ideuar organizimin e ketij turneu, per ta paraqitur edhe ne axhenden zyrtare te festave te Nentorit edhe aktivitetin futbollistik. Pritet nje feste e vertete ne stadiumin "Flamurtari", pasi aty do te bashkohen klubet e futbollit qe garojne ne tre kampionate te ndryshme te kombit shqiptar. Sigurisht aty ku u ngrit flamuri shqiptar, ne Vlore, por qe koencidon me faktin se Flamurtari fitoi edicionin e fundit te Kupes se Shqiperise.