FSHF i drejtohet ministrit Turku ne MTKRS: Zgjidhni problemin!
Federata Shqiptare e Futbollit eshte ankuar ne MTKRS, pas refuzimit se kombetarja nuk do te stervitet ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa", para ndeshjes. Per te gjetur nje shkak qe pengon stervitjen e kombetares eshte e veshtire per t'i dhene shpjegim, por eshte i lehte per t'u kuptuar, sepse shpesh nuk eshte gjetur mirekuptimi i drejtuesve te stadiumit kombetar "Qemal Stafa" dhe drejtuesve te FSHF-se,. Drejtuesit e stadiumit kombetar nuk do te lejojne qe diten e enjte, kombetarja te stervitet dhe asnje arsye, sipas FSHF-se, nuk ekziston. Pas perplasjeve, sekretari i Pergjithshem i FSHF-se, Arben Bici deklaroi se i eshte nisur nje kerkese ne MTKRS, ministrit Ardian Turku, duke qene se stadiumi eshte ne varesi te kesaj Ministrie, qe te zgjidhet problemi. FSHF i referohet rregullores e cila sqaron qe para ndeshjes, ekipet duhet te sterviten ne fushen ku do te luajne dhe ne kete rast refuzimi duket i pakuptimit. "Presim qe problemin ta marre ne shqyrtim Ministria qe mbulon sportet, sepse kombetares i takon qe te stervitet ne stadiumin kombetar", - theksoi Bici. Ndeshja mes Shqiperise dhe Hungarise do te zhvillohet me 28 mars, ne "Qemal Stafa". Nje dite para ndeshjes, ne fushen e stadiumit kombetar do te stervitet ekipi i Hungarise, sipas programit te percaktuar.
Perplasjet
FSHF percaktoi edhe cmimin e biletave, per ndeshjen e 28 marsit Shqiperi -Hungari, qe do te jete me i ulet se zakonisht. Keshtu, ne tribunen e madhe biletat do te shiten me nga 7 mije dhe 5 mije leke, te reja. Interesi per organizimin e ndeshjes, ka sjelle perplasje mes dy institucioneve.
Perplasjet
FSHF percaktoi edhe cmimin e biletave, per ndeshjen e 28 marsit Shqiperi -Hungari, qe do te jete me i ulet se zakonisht. Keshtu, ne tribunen e madhe biletat do te shiten me nga 7 mije dhe 5 mije leke, te reja. Interesi per organizimin e ndeshjes, ka sjelle perplasje mes dy institucioneve.