Tiranë, nis sot punimet Forumi i Krans Montanës
Gjatë paradites do të diskutohet për ndikimin e procesve integruese euroatlantike në klimën e investimeve të huaja, aktiviteteve bankare e financiare përballë krizës botërore si dhe rolin e organizatave financiare ndërkombëtare.
TIRANE- Në Tiranë nis sot punimet forumi i Krans Montanës, i cili organizohet për të katërtin vit radhazi.
Forumi i Krans Montanës është parë nga qeveria shqiptare si një vitrinë, përmes së cilës ajo mund të ekpozonte mundësitë që ekonomike që vendi ofron, kryesisht për kapitalet e huaja.
Gjatë paradites do të diskutohet për ndikimin e procesve integruese euroatlantike në klimën e investimeve të huaja, për çështjet e sigurisë në Europën Lindore, liberalizimin e vizave dhe kontrollin e kufijve, zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësimin e infrastrukturës rajonale dhe rrjetit të transportit ndërshtetëror në Europën Juglindore për t’u mbyllur me temën mbi aktivitetet bankare e financiare përballë krizës botërore si dhe rolin e organizatave financiare ndërkombëtare
Hapja zyrtare e këtij forumi u bë mbrëmë dhe në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Sali Berisha. Në fjalën e tij ai i bëri thirrje përfaqësuesve të shumtë të sipërmarrjes së huaj por edhe të institucioneve financiare që të investojnë në Shqipëri. Ndonëse bota po kalon një moment krize ka deklaruar kryeministri Shqipëria parashikohet të ketë rritjen më të madhe në Europë.
Kryeministri Sali Berisha theksoi më tej se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe një raport i ri në të ardhmen e afërt me Bashkimin Europian, ku Shqipëria do të aplikojë për statusin e vendit kandidat janë me një ndikim mjaft të madh për investimet e huaja.
Në fjalën e tij kryeministri bëri një ekspoze të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, reduktimit drastik të procedurave për hapjen e një biznesi, aplikimit elektronik për prokurimet, lehtësirat fiskale dhe taksat e ulëta.
Berisha foli dhe për probleme të vogla buxhetore të cilat sipas tij nuk janë pasojë e krizës por e politiave të ndjekura për të shpenzuar në investime e veçanërisht në infrastrukturë. Por investimet sipas tij janë përgjigja më e mirë ndaj krizës. "Shqipëria - tha ai - sipas parashiimeve të instiucioneve ndërkombëtare do të ketë për këtë vit rritjen më të madhe në Europë."
(s.g/BalkanWeb)