Proteste per impiantin e plehrave
Vlore- Projekti per ngritjen e nje impianti gjigant per mbetjet urbane, ka hedhur ne proteste banoret e zones se Bestroves, vendi ku do te finalizohet investimi. Megjithese projekti eshte mirepritur nga qytetaret e Vlores, nuk kane qene te ketij mendimi familjet qe jetojne ne Bestrove dhe ne fshatrat perreth, qe e cilesojne investimin nje rrezik per ndotjen dhe shendetin. Projekti parashikon nje siperfaqe me 20 hektare dhe me vlere 6.2 milione euro, ku do perpunohen mbeturinat, kryesisht ato me material plastik.
"Ne kerkojme qe te merret mendimi nga autoritet vendore, komuna, dhe nga vete banoret e zones, para se te firmoset ngritja e kesaj vepre. Ne asnje menyre nuk do te lejohet qe impianti i pastrimit te mbetjeve urbane te qytetit te Vlores, te ngrihet ne zonen e Bestroves", u shprehen banore te kesaj zone dje per gazeten "KJ". Madje ata argumentuan se jo vetem qe do te shkaktohet ndotje, por edhe prishja e imazhit te zones qe eshte cilesuar turistike. Nese sipas tyre nuk do te plotesohet kerkesa, atehere protestat do te pershkallezohen. "Duhet te merret mendimi jone dhe i kryetarit te komunes, Fredo Berberi, i cili eshte kunder ndertimit te impiantit", kane vijuar banoret.
Pak dite me pare, edhe kryetari i Komunes Qender, Fredo Berberi, eshte shprehur kunder ngritjes se Impiantit te Mbetjeve Urbane ne Bestrove. "Une jam dakord qe impianti te ngrihet larg qytetit te Vlores, por jo ne vendin ku eshte percaktuar paraprakisht, por te jete disa kilometra me larg qendres se banuar", tha kryekomunari. Projekti eshte diskutuar ne kryesine e Keshillit te Qarkut para disa ditesh dhe pritet te diskutohet ne mbledhjen e ardhshme, ku pritet te kete edhe debate.
Mbeturinat urbane te qytetit te Vlores, prej shume vitesh jane grumbulluar dhe me pas hedhur ne periferi te qytetit, prane Fushes se Aviacionit, zone e cila tashme eshte e populluar. Por banoret prej vitesh vuajne nga semundje te ndryshme, te shkaktuara nga tymi, smogu dhe infeksiontet e ndryshme qe vijne si pasoje e ndotjes se larte.
Banoret kane kerkuar me protesta, largimin e mbetjeve urbane. Se fundi kerkesa e tyre eshte marre parasysh nga bashkia e Vlores, si dhe nga Keshilli i Qarkut i cili pritet te saktesoje vendin ku do te grumbullohen dhe perpunohen mbetjet urbane te qytetit te Vlores, ne zonen e Bestroves. Per shkak te konfliktit me banoret, projekti do te ridiskutohet, pasi kerkohet postimi i tij, disa kilometra me tej zones se banuar. Perpunimi i mbetjeve te ngurta krijon kushte per ndotjen e mjedisit dhe pasoja te demshme per shendetin. Ky shqetesim evidentohet vecanerisht ne stinen e Veres, kur rriten temperaturat dhe numri i popullsise, per shkak te pushuesve.
Keshilli
Keshilli i Qarkut ne bashkepunim me bashkine, kane pergatitur nje plan per menaxhimin e mbetjeve urbane ne kete qytet, i cili do te zgjidhe perfundimisht edhe shqetesimet. Pjese e ketij studimi eshte dhe ndertimi i nje Landfilli per perpunim mbeturinash.
Ambientalistet
Drejtori i Zyres Rajonale te Mbrojtjes se Mjedisit, Niko Dumani, tha se projekti parashikon perafrimin e menaxhimit te mbetjeve urbane, me standardet bashkekohore te vendeve te BE-se. Studimi eshte me prespektive 20-vjecare dhe vlere 6.2 milione euro.
Autoritetet
Per projektin eshte zgjedhur nje siperfaqe prej 20 hektaresh ne afersi te fshatit Bestrove, e cila permbush te gjithe parametrat e nevojshem. Drejtori i Drejtorise se Sherbimeve ne bashkine e Vlores Ardian Musta, thote se pas miratimit ne Keshillin Bashkiak dhe ne Qark, studimi do te kaloje ne Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave.