E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF-ja, zbore në Itali e Greqi

(ALBANIA SPORT) – Federata Shqiptare e Futbollit po i kushton një kujdes të posaçëm lojtarëve shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja, sidomos të atyre që aktivizohen me ekipe greke dhe italiane, ku janë instaluar edhe dy nga tre zyrat e posaçme të ngritura nga insititucioni e futbollit. Në Greqi e Itali militojnë me skuadra të moshave një numër i madh futbollistësh që mund të shërbejnë si kandidatë potencialë për Kombëtaret U-21, U-19, U-17 dhe U-15.
Sipas zëdhënësit të FSHF-së, nga data 18 deri më 20 janar 2010, trajnerët e ekipeve kombëtare U-17 dhe U-15, respektivisht Ardian Mema dhe Sulejman Demollari, do të të zhvillojnë stërvitje me talentet shqiptarë që gjenden në vendin fqinj, përkatësisht të datëlindjeve 1994 dhe 1995. Stërvitjet do të zhvillohen në qytetin e Rietit, në fushën stërvitore të klubit të futbollit që mban të njëjtin emër. Të gjithë lojtarët e interesuar për të marrë pjesë në këto seanca stërvitore mund të kontaktojnë edhe me Zyrën e Talenteve në Itali me drejtues Irfan Pengili.
Nga data 18-20 janar ekipet kombëtare të moshave U-21 dhe U-19 do të grumbullohen në një zbor në Greqi. Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë gjatë këtij muaji grumbullime me lojtarët shqiptarë që aktivizohen në skuadrat e kampionatit grek. Nga data 18 deri më 20, trajnerët e Kombëtarëve U-21 dhe U-19, Artan Bushati dhe Ramadan Shehu, do të zhvillojnë stërvitje me talentet shqiptarë që gjenden në vendin fqinj, përkatësisht të datëlindjeve 1991-1992 dhe 1993-1994. Stërvitjet do të zhvillohen në Athinë, në fushën stërvitore në “Aias Tavru” në Pireos dhe Hamosternas, Tavros. Të gjithë lojtarët e interesuar për të marrë pjesë në këto seanca stërvitore mund të kontaktojnë edhe me Zyrën e Talenteve në Greqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›