FSHF masa per evitimin e djegies se flamujve

Loja e djegies se flamujve duhet te perfundoje. Ky eshte konkluzioni i Federates se Futbollit qe kerkon te evitoje hakmarrjen e tifozeve kuqezi ndaj fansave serbe e ruse qe kane djegur flamujt e Shqiperise dhe Kosoves.
Ngjarjet kane ndodhur ne ndeshjen Itali-Serbi ne kualifikueset e Euro 2012 dhe Zenit St. Peterburg-Hajduk i Splitit ne Europa League.
Alarmi se kunderpergjigjja e mbeshtetesve shqiptare mund te realizohet ne miqesoren Shqiperi-Maqedoni me 17 nentor ne Korce ka bere qe FSHF-ja te mendoje per marrjen e masave te forta. Nuk kemi njoftim nga grupimet e tifozeve se dicka e tille mund te ndodhe.
Gjithsesi ne do ti kerkojme policise qe pervec bashkepunimit te mire si zakonisht te jete e kujdesshme per evitimin e ketyre incidenteve deklaroi sekretari i pergjithshem i federates Eduard Prodani.