E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF mer masa, pas dhunës në futboll

Pas dhunës së shfaqur në futboll, Federata Shqiptare e Futbollit, ka reaguar duke vendosur ndëshkime konkrete.

Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, arriti në përfundimin se zyrtari i KF "Dinamo", Ismet Saliaj, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 500 000 lekë gjobë. Zyrtari i KF "ADA", Alfred Pjetri, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 250 000 leke gjobe. Lojtari i KF "Burreli", Renato Kola, per sulm ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5 ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe 50 000 leke gjobe. KF "Flamurtari" per sjelljen e gabuar te tifozave, denohet me 100 000 leke gjobe. Lojtari i KF "Lushnja", Dorian Bubeqi, per sulm te dhunshem, peshtytje dhe fyerje te zyrtarit te ndeshjes, denohet me 3 vjet pezullim nga te gjitha aktivitetet sportive dhe 300 000 leke gjobe. Zyrtari i KF "Lushnja", Arian Caka, per sulm te dhunshem e fyerje te zyrtareve te ndeshjes, denohet me perjashtim te perhershem nga te gjitha aktivitetet sportive dhe 500 000 leke gjobe. KF "Lushnja" per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes me pasoje goditjen e zyrtarit te ndeshjes, denohet me 150 000 leke gjobe.
 

Ndërkaq, marrja e vendimit per ankesen e paraqitur nga KF "Skrapari" ne lidhje me problemet disiplinore ne ndeshjen Rubiku - Skrapari do te merret ne mbledhjen e ardhshme te Komisionit në datën 08/03/2011 pasi eshte e nevojshme te shqyrtohen e te administrohen edhe pamjet filmike te kesaj ndeshje. Lojtari i KF "Skrapari" Arben Demaj, per sulm ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5 ndeshje pezullim dhe 20 000 leke gjobe. Ekipet U-17 e u-19 te K.F "Shkumbini" per mos paraqitje ne ndeshjet me ekipet U-17 e U-19 te K.F "Tirana", i humbasin ndeshjet respektive ne tavoline me rezultatin 3 - 0. Ekipi U - 19 i KF "Beslidhja" per mos paraqitje ne ndeshjen me ekipin U - 19 te KF "Gramozi", ne baze te nenit 56 te KDS humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 - 0.
Ekipi U - 17 i KF "Luftetari" per mos paraqitje ne ndeshjen me ekipin U - 17 te KF "Terbuni", ne baze te nenit 56 te KDS humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 - 0.
Ekipi U - 19 i KF "Turbina" per mos paraqitje ne ndeshjen me ekipin U - 19 te KF "Skenderbeu", humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 - 0.
 

Pranimin e kerkeses se KF "Prrenjasi" per pezullimin e pjesshem te zbatimit te denimit te dhene lojtarit Klajdi Nezha dhe trainerit Luan Metani per pjesen e denimit financiar. Ne baze te nenit 33 te KDS pezullohet zbatimi i denimeve te dhena lojtarit Klajdi Nezha dhe trainerit Luan Metani te KF "Prrenjasi", pjesa e denimit financiar, pasi kane shllyer pjesen e denimeve disiplinore te dhena.
Pranimin e kerkeses se lojtarit Arben Gega per pezullimin e pjesshem te zbatimit te denimit te dhene. Ne baze te nenit 33 te KDS pezullohet zbatimi i denimit te mbetur per kete lojtar.
 

Shqyrtimi i kerkeses ankimore te paraqitur nga lojtarja e ekipit te femrave Nakshije Krivanjeva per zgjidhje kontrates me ekipin e futbollit te femrave "Memaliaj" do te behet ne mbledhjen e ardhshme te Komisionit, pasi te degjohen edhe perfaqesuesit e klubit, te cilet thirren per tu degjuar nga komisioni per kete qellim.
 

Kerkesa e Sektorit te Garave te FSHF ne lidhje me kerkesen e KF "Apolonia" per c`regjistrimin e lojtareve qe kane qene pjese e ekipeve te moshave te KF "Apolonia" do te shqyrtohet ne mbledhjen e ardhshme te Komisionit. Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 diteve ne Komisionin e Apelit.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›