Milani nuk ndalet. Kuqezinjte leksion Napolit

Milani dhuron spektakël dhe i jep një leksion futbolli Napolit, duke fituar pastër 3-0 në ndeshjen e prapambetur të javës së 27-të kampionatit italian. Sukses i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Masimiliano Allegri, që ka thelluar sërish në 5 pikë diferencën me Interin në krye të renditjes në Seria A.
Milani do të kontrollonte të gjithë ndeshjen, duke nisur që nga minutat e para, ndërsa nuk do të arrinte të shfrytëzonte rastet e paraqitura për të kaluar në avantazh.
I pafuqishëm për të rrezikuar Napoli, që do të ishte i kënaqur dhe me barazimin në këtë sfidë. Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllej me rrjeta të paprekura, ndërsa fati i saj do të vendosej menjëherë pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës.
Ibrahimovic do të kalonte Milanin në avantazh në minutën e 49-të, duke kthyer në gol një 11-metërsh shumë të kontestuar nga futbollistët napolitanë. Kuqezinjtë do të dominonin minutat e mbetura, ndërsa Alesandre Pato do të kthehej në protagonist. Sulmuesi brazilian do të conte drejt golit të dytë Boateng, ndërsa dy minuta më pas do të shënonte një gol spektakolar, i cili do të vuloste fitoren 3-0 të Milanit, i cili është ngjitur në kuotën e 58 pikëve në vendin e parë.
Humbja në “San Siro” ka zbritur Napolin në vendin e tretë me 1 pikë më pak se Inter.
NErtan Prifti