FSHF, note proteste Tiranes
Ne ndeshjen e fundit, Tirana-Vllaznia, klubi i Tiranes, per t'i dhene nota spektakli ndeshjes, organizoi nje grup me rreth 20-30 vajza nga gjimnazet e Tiranes, te cilat ishin te veshura me uniforme bardheblu. Madje grupi i vajzave ishte vendosur ne afersi te fushes, duke bere tifozllek per ekipin e Tiranes. "Nuk lejohet qe gjate nje ndeshjeje, nje grup i organizuar, me uniforma te nje ekipi qe luan ne fushe, te bej tifo, sikurse ndodhi ne ndeshjen e fundit te Tiranes," - thekson Shulku. - "Do t'i dergojme nje note proteste klubit te Tiranes dhe nuk do te lejojme qe ne ndeshjet e tjera te ndodhin gjera te tilla," - perfundon Ilir Shulku. Grupi i vajzave eshte zhvendosur gjate ndeshjes, nga gjyqtari.