E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kurora e dimrit", me prane Tiranes

Bardheblute do te jene me te favorizuar nga shorti ne pese javet e mbetura te ketij sezoni

Rivaliteti ne krye te Kategorise Superiore eshte bere edhe me interesant ne javet e fundit, te pjese se pare te gares. Tirana dhe Vllaznia, ne ndeshjen e se shtunes u ndane ne barazim, 1-1 duke deshmuar se asnje skuader nuk eshte dominuese e ketij kampionati. Ishte pikerisht rezultati i barabarte, qe ka vene ne pikepyetje se cila skuader do te arrije te mbroje kuroren e dimrit, pas gjysmes se pare te kampionatit. Vllaznia dhe Tirana, si gjashte vjet me pare, do te diskutojne kreun, te pakten deri ne fund te pese javeve te mbetura. Kaq jave duhen qe te mbyllet pjesa e pare e kampionatit. Me pas, merkatoja e dimrit pritet te sjelle ndryshime ne perberjet e ekipeve dhe sigurisht ato do te reflektohen edhe ne objektivat dhe synimet e seciles skuader. Partizani veshtire se mund ta pranoje renien, por situata dhe rezultatet ne ndeshjet e fundit lene pak vend per te shpresuar se deri ne fund te fazes se pare, te kuqte do te mund te largohen prej zones se ftohte.

Tirana eshte e favorizuara nga shorti. Bardheblute do te presin ne shtepi Teuten, ne javen e ardhshme dhe do te kene proven me te veshtire ne Vlore, ku do te vihen perballe Flamurtarit vendas. "Nese ekipi luan me zemer, si ne pjesen e dyte me Vllaznine, besoj se vendi i pare do t'i perkase Tiranes," - shprehet trajneri bardheblu, Blazo Slishkovic. Nga ana tjeter, Agim Canaj shprehet se edhe vendi i dyte eshte i deshiruar per ekipin e tij. "Loja e Vllaznise, ne ndeshjet e fundit, eshte ne ngritje. Sulmuesit duhet te jene me te sakte para portes," - theksoi trajneri kuqeblu Canaj, qe vlereson tifozerine shkodrane.

Ekipet qe kane nevoje te afrojne lojtare te tjere, do te kene mundesi te perforcohen ne muajin janar, i njohur si muaji i merkatos se dimrit. Deri tani, i gatshem per merkato eshte shprehur presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj, i cili thekson se "do te afrojme ne janar edhe disa lojtare te huaj". Edhe presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, pritet te afroje dy tre lojtare cilesore. Nderkohe, Tirana e sheh te kompletuar ekipin, por nje sulmues shihet si i nevojshem, ne rast se do te kerkohet nga trajneri Slishkovic. Tirana pritet te jete kampione e dimrit. Merkatoja e janarit do te ndikoje dhe do te jete percaktuese per ekipet qe synojne titullin, nje vend ne Evrope dhe ato qe rrezikojne renien ne Kategorine e Pare.

A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›