E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipoteka, si percaktohet siperfaqja e truallit

Denisa Xhoga

Jane te shumta rastet kur nje shtepi nuk ka te saktesuar siperfaqen e oborrit dhe ne keto raste Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, prej disa vitesh nuk ka leshuar me vertetime pronesie. Kjo gje ka bere qe familjet te mos e japin dot shtepine per ndertim dhe kur kane pasur kerkesa nga firmat private. Duhej te dilte nje vendim ne plotesim te nenit 24b te ligjit "Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme", qe ky proces te riniste. Ne kete vendim qeverie miratuar dy muaj me pare, eshte percaktuar menyra e regjistrimit te shtepise ne raste te tilla. Per te plotesuar vendimin Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ka nxjerre dhe nje udhezim, si dhe ka krijuar grupet e punes.

Grupet e punes

Historia e pronave me dokumentacion dhe pa saktesimin e siperfaqes, pritet te marre fund shume shpejt. Jane pergatitur grupet e punes, te cilet do te verifikojne siperfaqen e pronave qe nuk e kane te cilesuar ne dokumentin e pronesise. Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ka ngritur pese grupe pune, te cilet jane ne fazen e grumbullimit te ankesave te qytetareve. Grupet e punes perbehen nga juriste, topografe dhe inxhiniere ndertimi. Me nje vendim te Keshillit te Ministrave, ngarkohet ZRPP-ja te saktesoje siperfaqet e pronave. Ekspertet e grupit te verifikimit te siperfaqes se truallit, theksuan se ky proces nuk ka nje afat te percaktuar, pasi kerkesat dhe ankesat e mberritura ne Hipoteka jane prej vitit 2005. Me ane te ketij urdhri cdo qytetar qe ka probleme me cilesimin e siperfaqes qe disponon, duhet te shkoje tek grupi i eksperteve, te cilet do t'i orientojne per rrugen qe do te ndiqet, kerkesat do te merren parasysh sipas dates kur jane bere. Me mbarimin e ketij procesi te gjitha dosjet do te jene vetem me nje pronar dhe siperfaqja e truallit do te jete e percaktuar.

Brenda nje viti

Pritet qe heqja e mbivendosja, si dhe regjistrimi i pronave te marra me reformen per token apo dhe i oborreve te paregjistruara do te perfundojne gjate vitit te ardhshem. Ndersa, per cdo hap do te jene te njoftuar te gjitha palet e interesuara. Zyra e qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme eshte njohur me miratimin e udhezimit nga Keshilli i Ministrave per fshirjen e regjistrimeve te kryera ne kundershtim me ligjin dhe te atyre pronave, qe nuk kane te percaktuar ne dokument siperfaqen. Ndersa behet e ditur se, ZQRPP-ja ka marre te gjitha masat dhe ka bere njoftimin perkates edhe te zyrat vendore te Regjistrimit te Pasurive, qe te jene te gatshme per te filluar procesin e fshirjes se regjistrimeve qe krijojne mbivendosje.

Asnje regjistrim pa u konfirmuar origjinaliteti i dokumentacionit

Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane, ka evidentuar edhe raste te perfitimit te pronesise me dokumente me origjine te dyshimte. Pikerisht per kete kjo zyre jo vetem qe nuk lejon me dy ose me shume regjistrime per te njejten prone, por edhe per rastet e evidentuara deri tani, do te behen korrigjimet e duhura ligjore. Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive ka nxjerre udhezimet perkatese dhe ka urdheruar zyrat vendore te bejne verifikime, duke marre per baze origjinen e perpilimit te titullit te pronesise. Pra, per zonat rurale ku edhe eshte me i theksuar fenomeni i mbivendosjes, nuk do te leshohet me certifikate pronesie, pa u bere me pare verifikimi dhe krahasimi me dokumentet origjinale te ndodhura ne keshillat e qarqeve. Gjithashtu, dokumentet qe do te krahasohen me origjinalet, te krahasohen me origjinalet e depozituara atje ku do te jene: shkresa percjellese, formulari-6, akti i marrjes se tokes ne pronesi, plani i rilevimit dhe certifikata familjare e familjes bujqesore e 1 gushtit 1992. Sipas Prefektit te Tiranes Ruzhdi Keci brenda dy muajsh Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme i ka derguar 80 kerkesa per konfirmim te dokumenteve origjinale. Kjo pasi zyrat e ndarjes se tokave prane komunave jane shkrire. Tashme, ka vetem 12 komisione prane Prefekturave qe do te merren me verifikimin e pronave te perfituara me ligjin 7501. Prefektura eshte ne pritje te konfirmimit nga kadastrat e komunave. Sipas regjistruesve, ne te gjitha rastet kur do te paraqiten shtetas per te regjistruar prona ne zonen rurale baza e te cilave eshte Ligji nr. 7501, atyre nuk do t'u vazhdoje procedura e regjistrimit pa u bere konfirmimi me dokumentin qe ndodhet ne ish-zyrat e Kadastrave, sot SAMT (Sektori i Administrimit dhe Menaxhimit te Tokes). Ne kohen kur filloi dhenia e akteve te marrjes se tokes ne pronesi, ato hartoheshin ne dy kopje, nga te cilat njera i jepej pronarit dhe tjetra depozitohej ne Zyren e Kadastres. Kjo eshte bere pikerisht per te bere kontrolle si dhe per te leshuar dublikata ne rastet kur pronari demton ose humbet aktin e marrjes se tokes ne pronesi.

Se shpejti nis fshirja e hipotekave te paligjshme

Per te realizuar fshirjen e dokumenteve hipotekore te marra ne menyre te jashteligjshme, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ka nisur shperndarjen e disa formulareve. Nga nje verifikim paraprak jane mbi 3 600 prona qe rezultojne me mbivendosje.

Si behet fshirja e mbivendosjeve

Burime zyrtare nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme bejne te ditur, se ne zbatim te ligjit "Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme", zyrat e hipotekave kane tager per te fshire nga kartelat regjistrimet qe rezultojne me mbivendosje, si dhe te pranoje si te ligjshem vetem ate pronar qe e ka regjistruar pasurine i pari. Korrigjimet qe do te behen ne zbatim te ligjit te permiresuar se fundi, shfuqizojne mbivendosjet, duke krijuar nje situate normale ne zyrat e hipotekave, ku mbivendosjet duket se kane qene te shumta. Gjithsesi kjo do te ndodhe vetem ne se qytetari qe e ka regjistruar i pari pronen rezulton se ka paraqitur dokumentacion te plote ligjor ne perputhje me Kodin Civil. Ne baze te ligjit te ri te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, ne rastet kur per te njejten pasuri jane bere disa regjistrime dhe qe nuk kane rrjedhur nga njeri-tjetri, regjistruesi me vendim te arsyetuar i kerkon kryeregjistruesit, te vendose fshirjen e regjistrimeve te kryera pas regjistrimit te pare, me kusht qe ky i fundit te jete ne perputhje me nenet 192-197 te Kodit Civil. Ne ligj thuhet se, deri ne marrjen e vendimit nga kryeregjistruesi, per miratim ose refuzimin e kesaj kerkese, regjistruesi ben pezullimin e regjistrimit dhe pasuria bllokohet c'ka do te thote se mbi te nuk mund te behen transaksione apo veprime te tjera. Pas kesaj, behet njoftimi i paleve brenda 10 diteve per veprimet e kryera nga regjistruesi me kete pasuri. Kryeregjistruesit i eshte lene afat 30 dite pas marrjes se kerkeses per te marre vendimin e duhur ligjor. Ne se brenda 30 diteve nuk merret vendimi, atehere do te zbatohet neni 328 i Kodit te Procedures Civile, i cili parashikon ankimimin ne gjykate.

ZRPP-te, formulare ne te gjitha sportelet e tyre

Sipas ligjit "Per pasurite e paluajtshme" do te merret e mireqene prona qe eshte regjistruar e para, ne se eshte me dokumente te rregullta. Pikerisht per kete qellim eshte hartuar edhe nje formular, i cili shperndahet ne te gjitha sportelet e Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Ky formular mund te merret nga qytetari, plotesohet, si dhe te sillet serish ne protokoll. Ky formular, pasi te jete studiuar nga specialistet e Zyres Vendore, miratohet nga regjistruesi dhe i dergohet per vendim perfundimtar kryeregjistruesit te Republikes. Vendimi u behet i ditur paleve dhe pastaj njera prej tyre do te jete e detyruar qe te beje regjistrimin perfundimtar te prones. Formulari permban: Emrin dhe mbiemrin e personit qe ben kerkesen, adresen, numrin e telefonit, pronen per te cilen behet fjale, duke specifikuar numrin hipotekor dhe zonen kadastrale te prones, e cila eshte regjistruar ne emrin e tij. Gjithashtu, ky formular permban dhe te dhenat per pronen e pales qe kerkon qe t'i fshihet prona. Te gjitha te dhenat jane vendosur ne formulare ne menyre te tille, qe te mund te kompjuterizohen lehtesisht. Kjo eshte bere me qellim qe mos te kete mundesi qe te behen me mbivendosjet, si dhe verifikimi i tyre te behet lehtesisht, duke u dhene keshtu nje here e mire fund te gjitha abuzimeve.

Qytetaret, ankesat e tyre per mbivendosjen e pronave

Qeveria ka ndermarre masa, duke miratuar se fundi dhe ndryshimet e ligjit, te cilat synojne permiresimin e tij. Permiresimi ne ligj vjen edhe pas ankesave te qytetareve per mbivendosjet e pronave si dhe per mos saktesimin e siperfaqeve ne dokumentet hipotekore. Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane, ka konstatuar jo pak raste kur per te njejten pasuri jane leshuar dy dhe me shume certifikata, c'ka ka bere qe te krijohen konflikte serioze per pronen, te cilat pergjithesisht kane perfunduar ne procese gjyqesore apo edhe deri ne vetegjyqesi. Rastet me te shpeshta te mbulesave hipotekore, jane verejtur ne zonat rurale perreth Tiranes si ne zonen e Kasharit, Berxullit, Yrshekut, Yzberishit etj. Kjo ka ndodhur me se shumti per shkak te perpilimit nga ana e drejtuesve te komunave perkatese, te dokumentacionit per te njejten parcele per me shume se nje pronar, pa perjashtuar ketu edhe veprime korruptive, te ndodhura nder vite ne zyrat e hipotekave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›