Kampionati me probleme, gjyqtaret gabojne
Nisur nga pakenaqesite e klubeve mbi gjykimet, FSHF mban edhe nje here qendrim
Gabimet qe bejne gjyqtaret, ne ndeshjet e Kategorise Superiore dhe ne dy kategorite me poshte, jane njerezore. Presionit, qe ushtrohet mbi gjyqtaret, i pergjigjet shefi i sektorit te garave ne FSHF, Ilir Shulku, i cili shprehet se pas pamjeve filmike eshte arritur ne nje konkluzion te tille, qe ekipet jane denuar aq here sa edhe jane favorizuar nga gjyqtaret, Pra, ai ekip qe denohet ne nje ndeshje, e sigurt eshte se do te perfitoje ne gabimet e radhes, qe bejne gjyqtaret pa dashje: "Gjyqtaret jane njerez dhe gabojne," - thekson Shulku. "Ne ndeshjen e fundit te Seria A, - ben nje ilustrim shefi i sektorit te garave - gjyqtari gaboi ne nje rast goli, duke e denuar Torinon, karshi Milanit." Pra gabimet behen ne cdo kampionat dhe me pak akoma, ne vendin tone, nuk kane pse te perjashtohen ato, sepse ekzistojne kudo dhe vazhdimisht, gjate gares. 'Nuk dua te marr si shembull asnje ekip. Por nga pamjet filmike, duke iu referuar ketij kampionati, pranohet, se ka gabime. "Te gjithe gjyqtaret gabojne dhe kjo eshte normale," - shprehet Shulku. Nga ana tjeter duhet theksuar se klubet bejne shpesh presion se gjyqtaret gabojne me dashje, madje para ndeshjeve, shume prej tyre shpallen "non grada". Por bilanci eshte i tille, sipas Ilir Shulkut. "Ne total, ne kaq ndeshje sa jane luajtur deri tani, rezulton qe nje ekip te jete favorizuar pese here dhe denuar ne menyre te padrejte, afro kater here. Ose e kunderta, per ndonje ekip tjeter. Ky eshte ndryshimi. Ne te gjitha kategorite, e tille eshte situata, me cdo skuader. Llogarite jane te thjeshta. Ekipet denohen ose favorizohen, nga ndonje gabim njerezor i gjyqtareve, gabime qe ndodhin ne cdo kampionat te botes," - perfundon Shulku. Ne fakt, edhe ne Seria A, polemikat per gjykimin e ndeshjeve jane nje histori sa interesante, aq edhe e vecante. Por Fabio Kapelo, kur drejtonte Romen, beri nje bilanc ne fund, pas shume diskutimeve qe kishte pasur mbi gjykimet: "Roma eshte denuar aq here se edhe eshte favorizuar ne menyre te padrejte nga gjyqtari. Nga kjo dite, nuk do te kem asnjehere kundershti per gjykimet," - ishte thenia e Kapeles. Nese ne Itali gjykimi konsiderohet njerezor, ne kampionatin tone pastertia e gjyqtareve eshte vene shpesh ne dyshim.
Ne janar, gjyqtaret "para gjyqit"
Ne fund te pjese se pare te kampionatit, pra ne muajin janar, FSHF-ja do te nxjerre para pergjegjesise te gjithe ata gjyqtare qe kane gabuar me shume gjate ndeshjeve. Kete gje e ben te dituar shefi i sektorit te garave ne FSHF, Shulku, sipas te cilit pamjet filmike jane ato qe do te sherbejne si prova me e forte, ne gjykimin e gjyqtareve. "Jane dhjete gjyqtare qe gjykojne ne Kategorine Superiore. Ne janar, ne baze te gabimeve te bera, do te ndryshohet lista e gjyqtareve ne dy kategorite. Ato qe kane gjykuar me mire dhe pa gabime ne Kategorine e Pare do te ngjiten per te gjykuar ndeshjet e Superiores dhe anasjelltas," - shprehet Ilir Shulku. Edhe relacionet, apo ankesat do te merren parasysh.
25.000 mije leke (te reja)
Perfitojne gjyqtaret e Kategorise Superiore, ne nje ndeshje dhe 17.000 mije leke te reja gjyqtaret e Kategorise se Pare. Kur nje gjyqtar i Kategorise se Pare gjykon nje ndeshje te Superiores, ai nuk perfiton nga ky ndryshim.
10 gjyqtare
Ështe numri i gjyqtareve qe i perkasin Kategorise Superiore. Njeri prej tyre, Erion Dobi eshte terhequr gjate kampionatit. Para perfundimit te fazes se pare te kampionatit, edhe mbi xhaketat e zeza, priten ndryshime.