E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia shtyn koncertin e mjeshtrit Bruno Canino

Seria e Koncerteve te Arta, nisur sezonin e kaluar me emra te tille si Uto Ughi, Massimo Quarta, Solistet Veneciane, do te sjelle ne Tirane edhe mjeshtrin e pianos, Bruno Canino. Por ne ditet e mevonshme, pasi koncerti i tij i parashikuar te mbahej me 16 mars, u shty per shkak te tragjedise se Gerdecit. Por, per skenen shqiptare, ky koncert eshte nje eveniment i rendesishem, pasi ai eshte perfaqesues i ndritur i shkolles se madhe pianistike bashkekohore jo vetem italiane po dhe me gjere, muzikant i permasave te gjera te interpretimit instrumental solistik, te muzikes se dhomes e ansambleve bashkekohore, titullar i institucioneve nderkombetare. Dhe drejtori i TKOB, Zhani Ciko, e vlereson viziten e tij me recitalin, si nje nder te madh qe i behet skenes shqiptare dhe publikut shqiptar. Ai do te jete ne Tirane ne saje te koordinimit mes Institutit Italian te Kultures dhe ambasades italiane me Teatrin tone te Operes, qe per bashkepunime te tilla te nivelit te larte artistik duke sjelle ne siglen e Koncerteve te Arta, mjeshtrit si Bruno Canino, shprehje e vleresimit te publikut tone te kulturuar dhe artdashes dhe nivelit nderkombetar te jetes artistike ne TKOB. Bruno Canino, i lindur ne Napoli, ka studiuar piano dhe kompozicion ne Konservatorin e Milanos, ku dhe ka dhene mesim per 24 vjet me radhe ne piano. Si solist e pianist dhome, ka interpretuar ne sallat koncertore kryesore dhe festivale evropiane si ne Amerike, Australi, Japoni, Kine. Prej 40 vjetesh interpreton ne duo piano me Antonio Ballista e prej 30 vitesh ben pjese ne Trio-n e Milanos. Bashkepunon me instrumentiste te famshem si Acardo, Amoyal, Harrell, Ughi, Victoria Mullova, Itzhak Periman. Aktualisht eshte drejtor i Seksionit te Muzikes te Bienales ne Venezia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›