FSHF pezullon 2 vjet futbollistin Armando Sadiku
TIRANË- Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vijuar me masat e ashpra kundrejt episodeve të dhunës dhe antisportive në kamponatet shqiptare te futbollit.
Kështu, KD ka pezulluar për dy vitet e ardhshme nga çdo aktivitet futbollistin e Elbasanit Armando Sadiku. Në ndeshjen me Laçin, e vlefshme për javëne 15-të të Superligës, Sadiku goditi dhe ofendoi gjyqtarin kryesor. Komisioni i Disiplinës nuk e ka toleruar futbollistin duke e përjashtuar për dy vite dhe gjobitur me 50 mijë lekë.
Dënim me 300 mijë lekë gjobë ka marrë edhe fusha sportive e Peqinit, si pasojë e hedhjes së sendeve të forta në fushë në ndeshjen ndaj Dinamos.
Ndërkohë, vendimet e tjera kanë qenë për Kategorinë e Parë, ku lojtari i Partizanit Andrelis Pashaj, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, është dënuar me 5 ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe 50 mijë lekë gjobë.
Ndërsa klubi i “KF Skrapari” për hedhje të sendeve të forta në fushe u dënua me 60 mijë lekë gjobë. Gjithashtu edhe zyrtari i KF “Skrapari”, Edmond Dimo, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes u dënua me 8 ndeshje pezullim dhe 50 mijë lekë gjobë.
(d.b/BalkanWeb)