Leonardo: Unë te Interi? Urime festat!

Ish-trajneri i Milanit, Leonardo, ka refuzuar të komentojë mbi spekulimet se ai do të jetë trajner i ardhshëm i Interit.
“Gjëja e vetme që mund t`iu them është urime festat e fundvitit. Unë di më pak se ju sa i përket tranferimit tim te Interi”, theksoi Leonardo për Sky Sport 24.
Pos Leonardos që kosiderohet favorit nga mediat italiane për stolin e Interit, emrat e tjerë që lakohen janë Walter Zenga, Luciano Spalleti, Fabio Capello e as nuk është përjashtuar një rikthim sensacional i Jose Mourinhos.