E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, hidhet ngaballkoni i parlamentitkur fliste kryeministri

BUKURESHT- Një person u hodh sot në mëngjes nga një ballkon i Dhomës së Deputetëve, ndërkohë që kryeministri rumun, Emil Boc po mbante një fjalim në debatin për një mocion mosbesimi lidhur me një ligj për strukturën e pagave të administratës publike rumune.
Kryeministri Boc la menjëherë foltoren për të parë se çfarë po ndodhte, ndërkohë që personit të hedhur nga ballkoni po i jepej ndihma e parë.
Senatori liberal, Emilian Francu tha se personi i hedhur nga ballkoni, përpara se të kryente këtë veprim kishte bërtitur ''ju privuat fëmijët e mi nga buka''.
Sipas disa burimeve, personi i sipërcituar punonte për televizionin publik rumun.

Por, incidenti pati nje te mire per kryeministrin rumun. Kryeministri rumun Emil Bok i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit, që është i katërti për këtë vit, për të mbrojtur politikat ekonomike të tij, pasi personi kërceu nga ballkoni i dhomës parlamentare.
Votimi i lejonte koalicionit të brishtë të Bokut që të shkonte përpara me reformat jopopullore të rrepta, të nevojshme për të marrë pakon e shpëtimit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nëse do të kishte nevojë.

Debati është pezulluar përkohësisht, pasi punonjësi i televizonit publik rumun qe qëndronte i varur në kangjellat kërceu poshtë, ndërsa Bok po bëhej gati të mbante fjalimin. Personi tashme është shtruar në spital dhe thuhet se është në gjendje stabile.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›