E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin pergatitjet perFestivalin e 49-teprezantohet stafi

TIRANE- Radio Televizioni Shqiptar ka nisur pergatitjet per festivalin e 49-te ku pergjate 3 neteve pritet te konkurojne 28 kenge per te zgjedhur fituesin qe me pas do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizion. Gjate prezantimit te stafit organizues spikat emri i regjizorit te festivalit Bojken Lako i njohur per stilin e tij modern ne drejtimin e festivaleve. Drejtori artistik Edmond Zhulali beri nje sqarim te metejshem te detajeve te organizimit te ketij eventi muzikor.

Kenget do ndahen ne 2 grupe 14 naten e pare 14 naten e dyte. Do te trajtohen si dy gjysmefinale. Skema e cmimit do te jete e njejte si ne festivalet e tjera. Cdo anetar i jurise do te kete te drejte te perzgjedhe 10 kenge dhe ne keto 10 kenge do te jape piket nga 1 deri ne 12. Nje kompozitor do te kete te drejten e sjelljes se nje materiali poetet deri ne 2 te tilla dhe i njejti proces eshte dhe per orkestruesit. Te gjithe artistet do te jene shqiptare theksoi Zhulali.

Regjisori Bojken Lako shprehu entusiazmin e tij per pjesemarrjen ne kete festival i cili njihet per rendesine dhe vlerat qe mbart.
Festivali qe do te zhvillohet nga datat 23 deri ne 25 dhjetor do te kete si konsulent artistic dhe muzikor Alfred Kacinarin dhe skenograf Bashkim Zahajn.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›