Plagos badiguardin, s’e la te hyje ne disko
Tirane - Nje adoleshent eshte arrestuar oret e vona te mbremjes se djeshme, pasi dyshohej per plagosjen e badiguardit te disko “Fazani”, ne qender ne kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:00, kur sherbimet e policise jane njoftuar per plagosjen e nje 30- vjecari, qe punonte prane ambienteve te diskos. Burime zyrtare thane se ndaluan pas nje operacioni ne rrugen “Don Bosko”, ne perpjekie per t’u larguar, te dyshuarin Emiljano Nuredini, 18 vjec. I plagosuri eshte derguar me urgjence drejt Spitalit Ushtarak, ndersa mjeket thane se ka nje plage ne bark, te shkaktuar me mjete prerese. Pas hetimit te kryer ka rezultuar se Nuredini kerkonte te hynte ne disko per te kaluar disa ore kenaqesi, por badiguardi, emri i te cilit ende nuk eshte bere i ditur, e ka ndaluar, duke i thene se ishte i pashoqeruar. Nuredini gjendet nen hetim per vepren penale te “vrasjes se mbetur ne tentative”.