E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria e Pergjithshme heton deputetin

Tirane - Deputeti i Partise Demokratike, Baki Shehi, do te hetohet nga Prokuroria e Pergjithshme per vepren penale te “shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekjen”. Deklarata eshte dhene nga institucioni i akuzes diten e djeshme, duke thene se ka terhequr dosjen nga Prokuroria e Durresit per aksidentin e shkaktuar nga ligjvenesi tre dite me pare, prane vendit te quajtur “Shkembi i Kavajes”, ku mbeti i vdekur nje 50- vjecar. “Shkak i transferimit te dosjes eshte mos kompetenca e Prokurorise se Durresit per persona qe gezojne imunitet dhe hetohen”, thuhej ne njoftimin zyrtar diten e djeshme. Baki Shehi, deputet i zonave te Ndroqit, Vaqarit e Kasharit, akuzohet se, ndersa udhetonte drejt Tiranes, ka shtypur me fuoristraden e tij tip “Nissan”, Agim Abdurrahmanin. Policia tha pas ngjarjes se shkak ishte bere nderprerja e rruges nga viktima, qe terhiqte dhe nje karroce dore, por po hetohet edhe per shpejtesi tej normave.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›