E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama “do të...”, “do të...”, por ende s’po shpërndan asgjë

Filmi shqiptar “Kur zbardhi një ditë”, te një nga tre pjesët e tij, “Ura”, ka një skenë ku personazhi i luajtur nga aktori Albert Vërria, vinte vërdallë ndër ata që ndërtonin një urë dhe shpërndante receta disfatizmi në formën, “Ah të kishim ca qereste, di unë s’i ndërtohej kjo urë”. Kaq mund të bënte ky personazh, në atë film, sepse nuk kishte asgjë më shumë në dorë, për të bërë ndoshta më shumë.Kjo skenë, u rishfaq dje në variantin “remix”, kur personazhin e aktorit Albert Vërria, e dublonte në variantin modern, aktori Edi Rama.Në vizitën e tij të radhës turistike në zonat e përmbytura të Shkodrës, Edi Rama dje, sipas planeve të shfaqura nga një kronikë e TV “Klan”, nxinte e sterronte të thuash, është pak, kur një i ri, shumë më i shkurtër nga Edi Rama, të cilit ai (dublanit i Albert Vërrisë) i kishte hedhur dorën mbi sup, ia plasi në surrat kreut të PS-së, se, “qeveria ka qenë pranë nesh dhe i ka marrë të gjitha masat këto ditë”.Pas kësaj Edi Rama, i cili “nuk deshi veten”, dërdëlliti ca fraza, pothuajse me vete, ku thelbi i tyre ishte se, “gjë e mirë është kjo, ku të paktën aty ku shkojmë ne, qeveria dërgon ndihma”.E pra, Edi Rama, i cili pret që “të ketë ca qereste, se pastaj di ai si e ndërton urën”, kaq kishte dje në dorë të bënte, të pohonte sipas mënyrës së tij, ndjeshmërinë e prezencës së qeverisë dhe strukturave të saj, në radhët e banorëve të zonave të përmbytura.Në fakt, Edi Rama këtë ka bërë për gjatë gjithë këtyre ditëve..., ka ardhur vërdallë nëpër zonat e përmbytura, dhe sikurse personazhi i Albert Vërriajt,  edhe ai, kreu i PS-së, në rolin e tij të radhës, ka interpretuar sërish dhe në mënyrë të përsëritur disfatistin... Kjo, sigurisht është zgjedhje e detyruar prej Edi Ramës, sepse, nuk ka asgjë në dorë, për të bërë më shumë.Më shumë se sa këto ditë, realisht Edi Rama, nuk ka pasur në dorë për të bërë asgjë, në raste të tjera tragjedish njerëzore apo natyrore.Sa për kujtesë...Pas tragjedisë së Gërdecit, Edi Rama “u investua” në hapje numra llogarish në ndihmë të banorëve të kësaj zone, por rezultati është “0” (“zero”) lekë apo valutë të grumbulluar nga Edi Rama, PS-ja, apo opozita, për banorët e Gërdecit.Historia e “misrit pa kokrra” është ende sot e kësaj dite një histori më shumë se qesharake, në ditët e së cilës Edi Edi Rama “u konsumua” edhe më shumë, për “t’ju shkuar në ndihmë fermerëve”, duke publikuar edhe dy numra telefoni për denoncime nga “viktimat e misrit pa kokrra”. Realisht në ata numra nuk mbërrit asnjë denoncim fermeri, sepse përtej atyre numrave nuk përgjigjej askush, që të paktën të dëgjonte ndonjë “denoncim” të mundshëm.Në vijim respektimi kronologjik të të mos bërit asgjë nga Edi Rama në raste fatkeqësish, kemi tërmetin e fundit në rrethin e Dibrës, ku sërish u “promovuan” hapje numra llogarish, por nuk u bënë të ditur, në se u grumbullua gjë nëpër këto llogari, apo, apo, në se po, si u shpërndanë ato donacione të mundshme.Së fundmi, edhe për rastin e përmbytjeve në Lezhë e në Shkodër, Edi Rama sërish ka paralajmëruar hapjen e dy numrave llogarie në dy banka të ndryshme. Dhe pas hapjes së këtyre dy numrave, kemi dëgjuar të artikulohen nga Edi Rama, se “nuk do të rreshtim së punuari...”, se, “do të koordinojmë punën...”, se “do të funksionojë shtabi i ndihmës...”, se, “do të ndërtohen me shpejtësi...”, se, “do të kërkojmë me këmbëngulje kompensimin...”, apo se, “do të kërkojmë me këmbëngulje nxjerrjen e çdo përgjegjësie...” etj..., etj.Por, për dy numrat jo që nuk kemi dëgjuar më, por nuk dimë në se janë grumbulluar gjë në ato llogari bankare. Shkurt nuk kemi dëgjuar, “u grumbulluan kaq e aq ndihma...”, apo “u shpërndanë kaq e aq ndihma...”...Sigurisht nuk kemi dëgjuar gjë, sepse nuk është grumbulluar asgjë... Në të kundërt, Edi Rama nuk do shkonte dje në Shkodër për të lëshuar artikulimet e radhës “do të...”, “do të...”, në të ardhmen e largët, por do të kishte demonstruar se ç’po bën aktualisht dhe për më tepër, se ç’ndihma po shpërndan aktualisht, me qenë se është edhe “harxhuar” e ka ngritur një “shtab solidariteti”.është shumë pak, për të mos thënë se nuk mjaftojnë njoftimet se “Ilir Beqja shpërndau ujë ndër banorët e Livades”, kur nga pamjet televizive dhe fotografitë e shpërndara, Ilir Beqja as ndonjë shishe uji 0.5 litërshe për konsum vetjak nuk kishte në duar, veç kënaqësisë që nuk e fshinte dot në surrat, pse po udhëtonte mbi një varkë të thjeshtë, i rrethuar nga kamera dhe aparate fotografikë......

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›