E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, e gatshme për të përballuar çdo nevojë të zonës së përmbytur

Ministri i Financave Ridvan Bode inspekton zonat e përmbytura ne ShkodërKreu i Financave, inspektoi ditës zonat e përmbytura ditët e fundit në rrethin e Shkodrës dhe garantoi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara. Ministri  Financave i shoqëruar nga deputetë të Qarkut Shkodër është takuar me banorë të Malit të Jushit në Bushat ku theksoi se shtabi  emergjencës ka miratuar fondet e nevojshme dhe gjithashtu janë ngritur të gjitha strukturat për shpërndarjen e bazës ushqimore edhe në zonat ku njerëzit vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Gjithashtu Ministri Bode tha se Shtabi i Emergjencës tashme ka akomoduar dhe siguruar gjithçka ju nevojitet banorëve të evokuar, gjithashtu edhe atyre që qëndrojnë në shtëpi. Më tej Ministri i Financave tha se, “Një izolim pak i zgjatur ngre problemin e mbështetjes me bazë ushqimore edhe për blegtorinë dhe nga dita e djeshme do të fillojë shpërndarja e bazës ushqimore dhe për blegtorinë. Pra me ngritjen e një fondi operacional, në çdo ditë do të plotësojmë të gjitha nevojat jo vetëm për banorët, por edhe për bagëtinë në këto zona pasi ky izolim mund të zgjas dhe ditë të tjera”. Ndër të tjera Ministri Bode, ritheksoi edhe njëherë faktin se qeveria shqiptare do të përballojë çdo nevojë që kanë këto zona, për të siguruar funksionimin normal, brenda këtij normaliteti si për njerëzit ashtu dhe për bagëtinë. Kreu i Financave siguroi banorët që shpërndarja e bazës ushqimore do të jetë transparente dhe korrekte, si dhe do të bëhet vlerësimi i çdo demi të shkaktuar nga përmbytjet....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›