E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gjendja është e qëndrueshme dhe plotësisht nën kontroll”

Edhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami inspekton zonat e përmbyturaMinistri i Mbrojtjes Arben Imami ka deklaruar gjatë inspektimit të situatës në qarkun e Shkodrës se “gjendja është e qëndrueshme dhe nën kontroll”.Gjatë ditës së djeshme ai ka inspektuar fshatin Mali i Jushit të komunës së Bushatit, ndër më kritikët nga përmbytjet e lumenjve të Bunës dhe Drinit.Në një takim me banoret e këtij fshati, ministri Imami bëri thirrje për qetësi dhe evakuim të tyre, duke u nisur dhe nga situate me një rritje të lehtë të ujërave.Forcat e Ushtrisë dhe Policisë ndodhen në angazhim të plotë në ndihmë të banorëve dhe po vijojnë në mënyrë sistematike ndarjen e ndihmave. Forcat e Ushtrisë janë në gatishmëri të plotë për evakuimin e banorëve të Malit të Jushit, të cilët në shumë raste hezitojnë të largohen nga banesat e tyre.Rreth mesditës Ministri i Mbrojtjes është nisur me helikopter drejt zonës së Velipojës për të inspektuar zonat e prekura aty nga përmbytjet e ditëve të fundit.Që prej mëngjesit të sotëm, ministri Imami ndodhet në Qarkun e Shkodrës ku po ndjek nga afër situatën e krijuar në shumë zona si pasojë e përmbytjeve.Sipas të dhënave nga prefekti i Shkodrës vetëm në këtë rreth numërohen 10 mijë ha tokë të përmbytura, 2473 shtëpi nën ujë dhe janë evakuuar 4748 banorë. Në rrethin e Shkodrës vazhdon evakuimi i banorëve nga lagjet Ajasëm, Kiras, nga komuna e Bushatit, Gur i Zi, Velipojë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›