FSK dhuron gjak

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, të mërkurën organizoi aksionin tashmë tradicional për dhurimin vullnetar të gjakut. Në mesin e dhuruesve ishin edhe ministri Fehmi Mujota, zv.ministri Behxhet Brajshori, si dhe pjesëtarë të tjerë të MFSK-së dhe FSK-së.
Ministri Mujota tha se në këtë sezon vere është shumë e nevojshme të ketë sasi rezervë të gjakut, për t’u dalë në ndihmë njerëzve. “Po, jam dhurues i rregullt i gjakut dhe e çmoj shumë gatishmërinë e gjithë eprorëve dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që dhurojnë gjak në këtë sezon kur shumica e institucioneve të vendit janë në pushime dhe është shumë e nevojshme që të kemi sasi rezervë të gjakut”, është shprehur ministri Mujota.
Ndërkaq, nënkolonel Ilir Qeriqi ka thënë se është hera e 15-të që ai dhuron gjak dhe se do të vazhdojë të japë gjak sa herë që ka nevojë QTGJ-ja.
”Duke pasur parasysh misionin e Forcës së Sigurisë për ndihmë popullit të Kosovës edhe kjo është besoj një kontribut i ndihmës së popullit të Kosovës, përveç se është një gjest human është edhe një ndihmë për njerëz që kanë nevojë për gjak”, ka thënë Qeriqi.
Kurse, Ardian Lulaj, menaxher në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, tha se interesimi i dhuruesve vullnetarë në FSK është tejet i madh dhe se deri më tani kanë dhuruar gjak mbi 40 dhurues.
”Sot kanë dhuruar gjak mbi 40 dhurues vullnetarë. Interesimi ka qenë shumë i madh i pjesëtarëve të uniformuar të FSK-së”, ka thënë Lulaj.
Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut do të zgjasë tetë ditë, ku do të vizitohet të gjitha njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha komunat e Kosovës.
QTKGJ-ja ka filluar aksionin e saj për dhurimin e gjakut edhe nëpër xhamitë e Kosovës, aksion ky i cili zhvillohet gjatë ditës së premte kur edhe falet e xhumaja.