Hapet për privatizim
Këshilltari i Transaksionit për privatizimin e Distribuimit dhe Furnizimit me Energji ka informuar Qeverinë për lëshimin e shprehjes së interesit.
Në takimin e radhës të Komitetit Ndërministror për Privatizimin e KEDS`it u bë e ditur se Qeveria ka kontraktuar konsulent të jashtëm për çështje ligjore, teknike dhe marrëdhënie me publikun. Qeveria njoftoi se në vazhdimësi të raportit mbi çështjet kyçe, këshilltari IFC’së ka hartuar letër rekomandimesh për të sugjeruar hapat e ardhshëm që duhet ndërmarrë Qeveria me qëllim që të mundësohet realizimi i suksesshëm i këtij transkaksioni.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, si kryesues i këtij komiteti, tha se janë të përkushtuar që ta kryejnë këtë proces në transparencë të plotë dhe se formula përfundimtare për ta caktuar fituesin do të jetë saktësisht kuantitative dhe objektive, e bazuar në çmim dhe në investime.
“Ne premtojmë se nuk do të ketë asnjë hapësirë për subjektivizëm, interpretime dhe dykuptimësi”, ka deklaruar ministri Shala.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i këshilltarit të Transaksionit, Bernard Atlan, njoftoi Komitetin Ndërministror dhe të pranishmit për rrjedhën e procesit të transaksionit, duke i informuar mbi ftesën për lëshimin e shprehjes së interesit.
“IFC-ja mendon që tani është e nevojshme të përfshihet në diskutime me investitorë potencialë në mënyrë që të adresohen çështjet kryesore”, tha Atlan.
Ai gjithashtu deklaroi se në bazë të reagimeve nga investitorët, IFC-ja do të jetë në gjendje të ecë përpara në mënyrë konstruktive me këtë proces.
Anëtarët e Komitetit u dakorduan që të shqyrtojnë çdo çështje në mënyrë individuale, të mblidhen sërish në afat të shkurtër për të raportuar mbi veprimet dhe konkluzionet e marra, për të adresuar sfidat dhe për të shtyrë përpara transaksionin.
Në anën tjetër, ekspertë për çështje të energjisë e kanë kundërshtuar privatizimin e furnizimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, për shkak të problemeve të mëdha me të cilat ballafaqohet KEK`u. Sipas tyre, problemet aktuale të kësaj kompanie e zbehin imazhin e saj, karshi investitorëve potencialë. Autoritetet vendore nuk kanë koncept dhe vizion të qartë për privatizimin e ndërmarrjes se distribuimit të energjisë elektrike, thonë ekspertë për çështje energjetike. Problemet në Korporatën Energjetike të Kosovës, të cilat janë të pranishme qe 11 vjet me radhë, sipas tyre, do ta zbehin imazhin e kësaj kompanie para investitorëve potencialë.
Ish-ministri i Energjisë, Et`hem Çeku, ka deklaruar për agjencinë Evropa e Lirë se nuk është kundër konceptit të ndërhyrjes së kapitalit privat në fushën e energjisë elektrike dhe mbështet idenë që distribucioni dhe furnizimi të privatizohen. Por, sipas tij, para se të arrihet te ky proces, është dashur të bëhen analiza dhe studime më të thukëta nga autoritetet kompetente. Çeku thekson se problemet e shumta, me të cilat ballafaqohet aktualisht KEK’u, do të ndikojnë negativisht tek investitorët e huaj.
“Nga të gjitha informacionet që posedojmë, qoftë nga Zyra e rregullatorit, inkasimi nuk ka pësuar ndonjë ngritje esenciale. Madje-madje në disa sektorë kemi edhe rënie, në atë të industrisë dhe te disa sektorë të tjerë, për shkak se ka rënë edhe struktura e punës në ata sektorë", ka thënë ai. Për zgjidhjen e këtij problemi, ish-ministri rekomandoi se duhet të gjenden mënyra që një pjesë e borxhit të fshihet.