FSK do të ndalojë hyrjen e zyrtarëve pa leje në Kosovë
PRISHTINE- Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë ka udhëzuar Policinë e Kosovës që t’ua refuzojë hyrjen në territorin e Kosovës zyrtarëve të huaj shtetërorë nëse nuk janë të autorizuar nga institucionet kosovare.
Pas vizitave të ditëve të fundit të politikanëve serbë në veri, të realizuara në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale serbe, autoritetet kosovare i kërkuan EULEX-it dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare që të mos ketë vizita të paautorizuara të përfaqësuesve të Serbisë.
Zëdhënësi i EULEX-it, Hans Kristian Klasing, i tha Radios Evropa e Lirë se me udhëzimin e EULEX-it drejtuar strukturave policore kosovare, është njoftuar edhe Beogradi zyrtar.
“Pas ngjarjeve të fundit lidhur me vizitat e paparalajmëruara të zyrtarëve serbë në Kosovë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Brukselin dhe Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX-i i ka dhënë udhëzime Policisë së Kosovës se, në rast se vizita nuk është e autorizuar, duhet të refuzohet hyrja".- ka thënë Zëdhënësi i EULEX-it, Hans Kristian Klasing për Radio Europën e Lirë.
U refuzohet hyrja dhe personave të armatosur, me përjashtim të autorizimit paraprak.Lidhur me vizitat private duhet të zbatohen masat e zakonshme të kontrollit- tha zyrtari i EULEX.
Gjatë dy javëve të shkuara, pa marrë leje nga autoritetet kosovare, në veri të Kosovës qëndruan tre politikanë serbë: udhëheqësi i radikalëve serbë, Tomisllav Nikoliq, pastaj ish-kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, dhe ish-ministri në Qeverinë e këtij të fundit, Sllobodan Samarxhic. Dje Kosovën e vizitoi dhe Prefekti i Beogradit, Dragan Gjillas por që për vizitën e tij ai kishte informuar policinë e Kosovës.
(s.g/Balkanweb)