E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes, zhdukja e 6 vjecares, hetohet pista e rrëmbimit

KUKES- Policia e Kukësit ndërpret kërkimet për 6 vjecaren Bleona Mata nga fshati Zapod, rreth 40 km larg Kukësit e cila rezulton e zhdukur që prej pasdites së 22 majit.

Burime nga policia të cituara nga NEWS24 bëjnë të ditur se policia dyshon për pistën e një rrëmbimi dhe ka shoqëruar në polici halla dhe dy miket e saj që ishin bashkë me vogëlushen të kullotnin bagëtitë.

Ka nisur dhe verifikimi i disa telefonatave që i janë bërë familjarëve, ndërsa është vënë dhe një shpërblim prej 500 mijë lekë për çdo person që mund të japë informacion për vendodhjen e saj.

Forcat e rendit kanë kontaktuar dhe me homologët kosovarë duke qenë se fshati Zapod ndodhet rreth 400 metra larg kufirit. E mitura rezulton e zhdukur nga pasditja e 22 majit, teksa ishte duke kullotur bagëtitë. Banorët gjetën xhupin e saj në lëndinën rreth 500 metra sipër fshatit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›