Gjen vdekjen në rrugë, 61-vjeçari

Gjilan, 23 Janar, 11:37, NOA - Policia e Gjilanit njofton se, në rrugën “Sadullah Brestovci” është gjendur një person i moshuar i shtrirë në tokë. Njësitet patrulluese të policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, pas një kohe ka ardhur edhe ambulanca ku kanë marr viktimën dhe e kanë dërguar në qendrën emergjente.
Mjeku ka konstatuar se viktima ishte sjellë aty pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve dyshohet se viktima ishte rrëzuar dhe kishte rënë në tokë. Njësiti i NJHR-së i dhe krim-teknika kanë dal në vendin e ngjarjes.
Ndërsa nga ana e hetuesve janë intervistuar personat te cilën kane qenë dëshmitarë e gjithë kjo me autorizim të prokurorit. Sipas hetimeve të para viktima kishte qenë duke ecur dhe përnjëherë ishte rrëzuar në tokë.
Sipas deklaratës së dëshmitarëve i njëjti ka pasur problem shëndetësorë. Në konsultim me Prokurorin trupi i pa jetë i viktimës Hasan Limani 61-vjeçar iu dorëzua familjarëve pasi nuk ka dyshime rreth vdekjes së dhe nuk ka nevojë të bëhet autopsia.
a.b/NOA