E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kushte NATO-s, për ta furnizuar

Moskë, 23 Janar, 09:10, NOA - Rusia theksoi se mund të ndihmojë për rifurnizimin e forcave të NATO-s në Afganistan nëqoftëse Aleanca i rivendos kontaktet me Moskën, të cilat u pezulluan për shkak të luftës me Gjeorgjinë.

Ambasadori rus në NATO, Dmitry Rogozin, për herë të parë në mënyrë eksplicite e bëri lidhjen ndërmjet rivendosjes së lidhjeve dhe rrugëve tranzitore për në Afganistan.

Ambasadorët e 26 vendeve anëtare të NATO-s dhe Rusisë do takohen të hënën në këshillin e përbashkët NATO-Rusi, në takimin e parë që nga pezullimi i sesioneve.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›