Varrezat e makinave grupe kontrolli per zhvendosjen
Në rajonin e Korçës, pas vendimit të qeverisë, është duke u punuar për pastrimin apo spostimin e 20 varrezave të makinave që ndodhen afër akseve të rrugëve nacionale dhe rrugëve automobilistike që të çojnë në zonat turistikë.Katër grupe kontrolli të agjencisë së mjedisit po e ndjekin këtë proçes në vazhdimësi për të përfunduar në në 7 tetor.
Zbatimi i vendimit të qeverisë po krijon edhe problem sociale sepse pronarët e tyre janë vetpunësuar në këtë biznes, kanë punësuar edhe persona të tjerë, e disa prej tyre kanë marrë edhe kredi pranë bankave të cilën duhet ta likujdojnë edhe pse biznesin po e mbyllin.
“Kemi edhe shqetësime të tjera se kemi marrë edhe kredi në shtet. Duam t’i shlyejmë. Kemi marrë edhe punëtorë, ata duhet të paguhen sepse ne s’mund të punojmë vetëm. Kemi shumë sakrifica. Duam të punojmë. Ende s’kam dalë në pension”, tha Fatmira Muço, pronarja e varrezës së automjeteve në afërsi të Libonikut.
Me përparësi janë duke u spostuar e pastruar edhe varrezat e automjeteve që ndodhen afër rrugëve automobilistike që të çojnë në zonat turistike të Voskopojës, Dardhës dhe Liqenasit. Pas 7 tetorit për ato biznese që nuk kanë zbatuar afatin e parashikuar do të ketë sanksione me gjoba dhe heqje të liçensës.
Jorgjeta Gjançi Azhornuar së fundi ( e diel , 25 shtator 2011 )