E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet e Shkodres nuk shmangen nga argjinaturat

Përmasat që morrën përmbytjet e dimrit të kaluar në rajonin e Shkodrës nxorrën si nevojë të menjëhershme ndërhyrjen në argjinatura dhe kanale kulluese.Me gjithë punën prej 10 muajsh që po kryhet në terren në ngritjen dhe forcimin e argjinaturave në kuoatat maksimale dhe në pastrimin e kanaleve kulluese ato parashikojnë vetëm minimizimim e  përmbytjeve por jo shmangien e tyre.

“Po punojmë në pjesën afatshkurtër, pra me një post emergjencë. Garantojnë që këto argjinatura të mos kthehen si janë kthyer më përpara. Por përmbytja nuk  mund të eleminohet se vaj halli, të rregullojmë përmbytjet me një punë brenda vitit kur kemi gjithë këto vite që e lejojmë të ndodhë”, tha Rudolf Rasha, drejtor i Bordit të Kullimit në Shkodër.

Vetëm në komunën e Dajçit janë rreth 15 km argjinaturë, breza betoni dhe diga të cilat krijojnë një sistem mbrojtjeje në zonat e banuara niveli i lartesisë së të cilave është mbi 6 metra. Përmbytjet e vitit të kaluar në zonën e Shkodrës vunë në rrezik argjinaturën e Torovicës si dhe dëmtuan rëndë ato në Dajç e Velipojë.

Bruna Gjoka                                                     
Azhornuar së fundi ( e diel , 25 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›