E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSK e KFOR, ushtrime të përbashkëta

Nga Express më 17 maj 2011 në ora 13:14

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është ftuar nga KFOR-i në ushtrimin “Skifteri i Ballkanit”, që do të mbahet në fund të muajit qershor.

Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë e zyrës për informim të KFOR-it.

Komandanti i trupave ndërkombëtare, gjenerali Erhard Buhler, ka dhënë urdhër që të nisin përgatitjet e ushtrimit, i cili është një “operacion trajnues i integruar prej disa forcave të sigurisë në Kosovë, për të ofruar një ambient të qetë, përfshirë edhe kontrollimin e turmave dhe trazirave, si dhe operacionet e shpëtimit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Ky ushtrim, krahas njësiteve të KFOR-it, përfshinë edhe forcat e EULEX-it dhe Policinë e Kosovës.

Ftesa për FSK-në përfshinë aftësitë e kësaj të fundit në fushën e çminimit, evakuimin mjekësor, kërkim–shpëtimin ose zjarrfikjen.

Ushtrimi në tërësi shihet si mundësi e rritjes së efikasitetit të të gjithë atyre që janë të përfshirë në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›