E Diel, 1 Nëntor 2026

FSK-ja certifikohen edhe 31 pjesëtarë të komuniteteve pakicë

Sot edhe 31 pjesëtarë nga komunitetet pakicë në vend janë bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Certifikimin e rekrutëve të rinj e ka bërë ministri i FSK-së, Agim Ceku, i cili ka thënë se bashkimi i tyre në këtë forcë ka rritur besimin e komuniteteve.

Sipas Çekut, ky vendim ndërron perceptimet e gabuara që kanë pasur deri tashti pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme në vendin tonë. Komandanti i kësaj Force, duke e quajtur një ditë të veçantë certifikimin e këtyre pjesëtarëve, ka thënë se FSK-ja po bën hapa të drejtë. Ata që lanë prapa të kaluarën, duke iu bashkuar FSK-së, zotohen se në karrierën e tyre do të jenë të përkushtuar t’i kryejnë detyrat që u takojnë. “Ky është një sukses për mua. Mendoj se gjatë pjesëmarrjes time në Forcën e Sigurisë së Kosovës do t’i kryejë të gjitha detyrat dhe obligimet që më takojnë”, ka thënë Aleksandër Deliq. Të gjithë këta rekrutë e kanë kryer kursin bazik nëntëjavësh. Kjo është gjenerata e parë e rekrutëve të rinj për vitin 2013. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›