E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Grupit të Ferizajt”, 11 vjet e dy muaj burgim

Gjykata Themelore e Gjilanit, e kryesuar nga gjykatësja Emine Salihu, ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar të ashtuquajturin “Grupi i Ferizajt”, të akuzuar për “armëmbajtje pa leje”, “raste të rënda të grabitjes” dhe “transportim e furnizim me armë”.

Si njofton Rajonipress, sipas aktgjykimit, tre të akuzuarit, Arben Latifi, i dënuar me 5 vjet e 1 muaj burg, Besnik Idrizi, me 5 vjet, dhe Visar Çukovci, me një 1 vit e 1 muaj, janë fajtorë pasi te ta është kapur armatim i rëndë, duke përfshi dy kallashnikov, dy granata, dy snajperë, dorëza, maska, dy revole etj.

Arben Latifi dhe Besnik Idrizi, të cilët kanë qenë në paraburgim, iu është vazhduar masa e paraburgimit./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›